Haradinaj shkruan nga Franca: Kur të vërsulet krimineli, që ka zhdukur dëshmitë e krimeve

Aktuale

Haradinaj shkruan nga Franca: Kur të vërsulet krimineli, që ka zhdukur dëshmitë e krimeve

Nga: P.R Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 19:10
Ramush Haradinaj në Gjykatë në Colmar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në Francë, ku është liruar me kusht nga Gjykata franceze, pas një fletarresti serb, përmes një postimi në facebook i është kundërpërgjigjur Ministrit të Jashtëm Serb, Ivica Daçiq, i cili kishte thënë se Ramush Haradinaj është një kriminel lufte.

“Ai mundet që edhe do të lirohet, por për ne do të mbetet një kriminel lufte”, ka thënë Daçiq.

Image
Krimineli dhe kasapi i Ballkanit, Sllobodan Milloshevq, dhe Iviva Dacic duke I duartrokitur kriminelit

Por Ramushi thotë se Daçiqi ka hapur lufte personale me të, dhe kështu është kur të vërsulet krimineli.

“Kur të vërsulet krimineli! Ivica Daçiq, ka hapur luftë personale me mua, që e kam mbrojtur shtëpinë e popullin tim dhe po i harron krimet që i ka kryer vet e shokët e tij edhe në gra e në fëmijë.  Unë kam qenë luftëtar lirie e jo pushtues e vrasës si ai e shefi i tij! Pavarësisht se kam bërë luftë mbrojtjëse e në përputhje me ligjet ndërkombëtare të luftës, unë i jam përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare, e nuk jam fshehur si ai qindra zyrtarë të tjerë serbë, të cilët bashkë me Daçiqin, i kanë zhdukur dëshmitë e krimeve të kryera në Kosovë!”, ka shkruar Ramush Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

Sipas Haradinajt, Daçiqi duhet të flas për krimet e tij dhe të shokëve të tij.

“Daçiqi duhet të flasë për krimet e tij e të shokëve të tij, e të mos kujtoj që i shlyen krimet e veta duke shpifur ndaj meje!  Unë kurrë nuk jam shqetësuar kur më janë vërsulur kriminelë të tipit të tij, as në 98-99 e as sot!  Ai duhet të shqetësohet për krimet e veta, sepse unë kam dalë i pastër si loti! Hala nuk është vonë që drejtësia ndërkombëtare ta shohë e ta gjykojë jetën kriminale të Ivica Daçiqit dhe jo vetëm!”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat