Vlora Çitaku: Arti dhe sporti po i sjellin shpresë shtetit tonë të ri

Aktuale

Vlora Çitaku: Arti dhe sporti po i sjellin shpresë shtetit tonë të ri

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 21:55
Ky film është prodhim mes Kosovës e Anglisë, me regji nga Daniel Mulloy, e ku një pjesë e mirë e ekipit filmik përbëhet nga emra shqiptarë.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku është shprehur e lumtur se filmi nga Kosova “Home” ka fituar çmimin si filmi më i mirë i shkurtër në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA për vitin 2017.

“Shumë krenare për artistët e rinj të talentuar. Punë e mirë, Shpat Deda. Arti dhe sportet po i sjellin gëzime dhe shpresë shtetit tonë të ri. Këta janë ambasadorët më të mirë që mund të kishim kërkuar. Shumë krenare”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook.

Filmi kosovaro-anglez “Home” ka triumfuar duke lënë pas filmat Consumed, Mouth of Hell, Standby dhe The Party.

Ky film është prodhim mes Kosovës e Anglisë, me regji nga Daniel Mulloy, e ku një pjesë e mirë e ekipit filmik përbëhet nga emra shqiptarë si aktorja Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat