Thaçi: Republika jonë e re po vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare

Aktuale

Thaçi: Republika jonë e re po vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare

Nga: A.M. Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 23:21
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar ekipin realizues të filmit “Home” për marrjen e çmimit “Filmi më i mirë Britanik i Metrazhit të Shkurtër” në Akademin prestigjioze Britanike të Filmit dhe të Arteve Televizive (BAFTA).

“Urime të përzemërta të gjithë ekipit realizues të filmit “Home”, bashkëprodhim ky britaniko-kosovar, për marrjen e çmimit “Filmi më i mirë Britanik i Metrazhit të Shkurtër” në edicionin e 70-të jubilar të Akademisë prestigjioze Britanike të Filmit dhe të Arteve Televizive (BAFTA).

Republika jonë e re po vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare. Dje, xhudistet tona u stolisën me medalje të artë dhe të bronztë në Paris, ndërkaq kineastët tanë sot morën të artën e tyre në Londër”, thuhget në urmin e Thaçit./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat