Kosova bëhet me Strategji Sektoriale e Shëndetësisë

Aktuale

Kosova bëhet me Strategji Sektoriale e Shëndetësisë

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 10:55
Pamje nga konferenca Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2017-2021

(E plotësuar) - Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2017-2021 është dokumenti kryesor që përcakton drejtimin dhe qasjen strategjike afatmesme të zhvillimit të sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës.

Në këtë lansim u tha se Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2017-2021 është hartuar me qëllim të zhvillimit të një vizioni dhe qasje strategjike në kuadër të vazhdimësisë së reformave nëpër të cilat është duke kaluar sektori i shëndetësisë.

Rrahmani: Shëndetësia më në fund po trajtohet me prioritet

Miratimi i këtij dokumenti nga Qeveria e Kosovës me një format të tillë dhe më një përmbajtje gjithëpërfshirëse po tregon se shëndetësia më në fund po trajtohet me prioritet. Strategjia sektoriale e shëndetësisë 2017-2021 është dokumenti kryesor që përcakton drejtimin dhe qasjen strategjike afatmesme të zhvillimit të sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës. Qëllimi i hartimit të këtij dokumenti është jetësimi i vizionit për ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për të gjithë qytetarët në të gjithë territorin e Kosovës”, tha Rrahmani.

Analiza e gjendjes aktuale të sistemit shëndetësorë sipas ministrit ka paraqitur nevojën e zhvillimit të ndryshimeve dhe zbatimeve të reformës në sistemin shëndetësor.

Rrahmani: Analiza e gjendjes aktuale ka paraqitur nevojën për zbatim të reformës

“Analiza e gjendjes aktuale të sistemit shëndetësor ka paraqitur nevojën e zhvillimit të ndryshimeve dhe zbatimit të reformës në sistemin shëndetësor, qoftë në aspektin e riorganizimit të sistemit aktual dhe institucioneve gjegjëse, ashtu edhe në sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të sistemit si dhe të gjitha hallkat tjera të ndërlidhura me sektorin e shëndetësisë. Karakteristikat demografike të popullatës orientojnë zhvillimin e sistemit shëndetësor kah ruajtja dhe përparimi i shëndetit të popullatës, duke fuqizuar kujdesin parësor si shtyllë të sistemit shëndetësor, me theks të veçante në promovim të mënyrave të shëndetshme të jetesës.”, tha Rrahmani.

Ministri gjithashtu tha se Ministria e Shëndetësisë duke qenë e vetëdijshme për përgjegjësinë që ka do të ndikojë dhe do të punojë në hartimin e politikave dhe dokumenteve strategjike të cilat kanë për qëllim funksionimin e sistemit shëndetësor që në qendër ka pacientin me qëllim të përmbushjes së kërkesave të tij.

Mybera Mustafa, këshilltare e kryeministrit Isa Mustafa  për Shëndetësi, tha se strategjia sektoriale 2017- 2021, ka qenë e nevojshme për kohën dhe ofron kornizën se si do të funksionojë shëndetësia në pesë vitet e ardhshme. 

Mustafa: Strategjia do të tregojë për punën dhe zhvillimin për pesë vitet e ardhshme

“Strategjia Sektoriale Shëndetësore 2017-2021 të cilën Ministria e Shëndetësisë po e lanson sot zyrtarisht ka qenë e nevojshme për kohën dhe kjo ofron kornizën për atë se si sektori i shëndetësor në Kosovë do të punoj dhe zhvillohet gjatë pesë viteve të ardhshme”, tha ajo.

Gjithashtu, ajo tha se kabineti i kryeministrit premton se sektori i shëndetësisë do të gjejë mbështetje në  këtë institucion për përmirësim të shëndetësisë së Kosovës.

Ambasadorja e Luxemburgut, Anne Dostert, tha se miratimi dhe lansimi i kësaj strategjie tregon përkushtimin për të përmirësuar shëndetësinë kosovare.

Dostert: Miratimi i strategjisë tregon përkushtimin për përmirësimin e shëndetit

“Miratimi i Strategjisë së Shëndetësisë tregon përkushtimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të përmirësuar shëndetin e popullit të Kosovës. Përmbushja e kësaj strategjie dhe në fund suksesi do të matet se sa mirë do ta implementoni këtë strategji”, tha ajo.

Naim Bardiqi, drejtori i Departamentit për Zhvillimi Strategjik Shëndetësor, tha se duke pas parasysh sfidat në sektorin e shëndetësisë, Ministria ka iniciuar reformën përmbajtjesore të sistemit ekzistues shëndetësor.

Bardiqi: Strategjia definon drejtimet dhe bartësit e zhvillimeve

“Duke pasur parasysh sfidat në sektorin e shëndetësisë, Ministria ka iniciuar reformën përmbajtjesore të sistemit ekzistues shëndetësorë dhe kjo reformë do të mbështetet në dokumentin e ri të politikave unike shëndetësore: Strategjinë Shëndetësore të Shëndetësisë 2017-2021, si dhe zbatimin e kornizës së re legjislative, duke definuar qartë drejtimet dhe bartësit e zhvillimeve, autorizimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore”, tha ai.

Në këtë lansim u tha se strategjia reflekton prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, qeverisjen e mirë, fuqizimin e sundimit të ligjit, promovimin e partneritetit publiko-privat, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe mirëqenien sociale./

Lansohet Strategjia Sektoriale për përmirësimin e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se strategjia sektoriale e shëndetësisë 2017-2021 është dokumenti kryesor që përcakton drejtimin dhe qasjen strategjike afatmesme të zhvillimit të sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës.

Ai tha se qëllimi i këtij dokumenti, është jetësimi i vizionit për ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit.

Ministri tha se analiza e gjendjes aktuale të sistemit shëndetësor ka paraqitur nevojën e zhvillimit të ndryshimeve dhe zbatimit të reformës në sistemin shëndetësor, qoftë në aspektin e riorganizimit të sistemit aktual dhe institucioneve gjegjëse,  ashtu edhe në sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të sistemit.

Mybera Mustafa, këshilltare e kryeministrit për shëndetësi, tha se strategjia sektoriale 2017- 2021, ka qenë e nevojshme për kohën dhe ofron kornizën se si do të funksionojë shëndetësia në pesë vitet e ardhshme.

Gjithashtu, ajo tha se kabineti i kryeministrit premton se sektori i shëndetësisë do të gjejë mbështetje në  këtë institucion për përmirësim të shëndetësisë së Kosovës.

Ambasadorja e Luxenburgut, Anne Dostert, tha se miratimi dhe lansimi i kësaj strategjie tregon përkushtimin për të përmirësuar shëndetësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat