Pezullohet nga detyra zyrtari i Qeverisë

Aktuale

Pezullohet nga detyra zyrtari i Qeverisë

Nga: B.S Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 13:44
Qeveria e Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, Fitim Krasniqi, ka marrë vendim për pezullimin nga detyra të Zahir Bajramit, drejtor i Zyrës për Buxhet dhe Financa.

Kohëzgjatja e pezullimit do të vlejë deri në marrjen e vendimit nga Gjykata.

"Me qëllim të përgjigjes në pyetjet e shumta të gazetarëve të interesuar, ju informojmë se Zahir Bajrami, është pjesë e shërbimit civil në administratën e Zyrës së Kryeministrit që nga data 21 qershor 2004, ndërkaq, pozitën e drejtorit për Buxhet dhe Financa të kësaj Zyre, e mban që nga data 05 prill 2005", thuhet në njoftim.

Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson përkushtimin e saj të plotë për të kontribuuar në çdo formë për luftimin e të gjitha dukurive negative, korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke respektuar në tërësi të drejtat kushtetuese si dhe në veçanti parimin e prezumimit të pafajësisë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat