Gazmend Abrashi reagon për “11 thikat” e Dino Asanajt, ja çfarë thotë për rolin e tij

Aktuale

Gazmend Abrashi reagon për “11 thikat” e Dino Asanajt, ja çfarë thotë për rolin e tij

Nga: P.R Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 16:36
Gazmend Abrashi

Gazmend Abrashi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë të Kosovës, përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj dokumentarit “11 thika”, ku ai ishte përmendur si njëri nga sekserët e Dino Asanajt.

“Kjo e pa vërtetë është provuar të shitet edhe disa vjet më parë, por e kanë përgënjeshtruar disa herë vetë ata të cilëve dikush u paska kërkuar para  dhe çuditërisht kjo temë rikthehet prapë”, thuhet në reagimin e tij, përcjellë “Bota sot”.

Ja reagimi i plotë i tij:

Krejt çka është thënë për mua në emisionin ,,11thika’’ të ZonaExpress, nuk është e saktë. Është për keqardhje se si dikush, nga  një takim  krejtësisht i rastësishëm dhe spontan,  përfolë emrin tim, duke fabrikuar të pa vërteta kinse unë kam qenë sekser për njërën apo palën tjetër, në ,,pazarllëqet’’ për Grandin!

Për hirë të informimit të opinionit publik, deklaroj se as nuk kam qenë i përfshirë në këto ,,allishverishe’’, as nuk i kam kërkuar kujt para, e as nuk e kam ofruar vetën për ndërmjetësim.

Kjo e pa vërtetë është provuar të shitet edhe disa vjet më parë, por e kanë përgënjeshtruar disa herë vetë ata të cilëve dikush u paska kërkuar para  dhe çuditërisht kjo temë rikthehet prapë.

Si një qytetar, afarist, politikan dhe tatim pagues i madh i shtetit të Kosovës, jam i zhgënjyer me etiketimin moral e politik, të një kaste njerëzish, që për të realizuar interesat e veta, nuk lanë njeri pa etiketuar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat