Ylli Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ideja e Presidentit Hashim Thaçi, për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, që synon një pajtim mes shqiptarëve dhe serbëve janë vetëm motive personale të tij.
Sipas Hoxhës kjo çështje nuk ka të bëjë aspak me profesionalizëm për zgjidhjen e këtij problemi.
Veç tjerash Ylli Hoxha në Info Magazine të Klan Kosovës tha se është Presidenti Thaçi shkaktari kryesor që drejtësia në Kosovë ka dështuar.
”Nuk bëhet fjalë për kohë të duhur sepse bëhet fjalë për ide të gabuar”.
”Kjo iniciativë po e trajton këtë situatë kinse ne kemi nevojë të pajtimit me serbët lokal”.
”Ne kemi nevojë të pajtimit në raport me Republikën e Serbisë, por para kusht i pajtimit është kërkim falja për ata që kanë marr pjesë në krimet e kryera në Kosovë”.
”Ne kemi hequr dorë dhe kemi transferuar negociatat në Beograd me njerëz që kanë përgjegjësi direktëe në Kosovë”.
”Duhet të ketë pajtim të Serbisë me iniciativë të saj të kërkim faljes, me kthim të trupave të zhdukur”.
”Ideja e tillë ka të bëjë më shumë me motive personale për zotin Thaçi se sa strategji profesionale për të zgjidhur këtë situatë”.
”Thaçi është një nga shkaktarët kryesorë për degjenerimin e sistemit tonë të drejtësisë”, ka përfunduar Hoxha.