Kuvendi i hapë rrugë formimit të forcave të armatosura

Aktuale

Kuvendi i hapë rrugë formimit të forcave të armatosura

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 11:16
Kuvendi i Kosovës, seanca e sotme

(E plotësuar) -  Kuvendi i Kosovës ka debatuar sonte për shqyrtimin e parë të Projektligjit nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sanksioneve penale, ku ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha paraqiti Projektligjin.

“Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale ka filluar të zbatohet nga viti 2013 dhe gjatë zbatimit të tij janë hasur disa pengesa dhe vështirësi të cilat Ministria e Drejtësisë i ka adresuar”, tha ajo.

Në ndryshimet dhe plotësimet e Projektligjit parashihen dispozitat që parashihen për lirimin me kusht, përbërjen e panelit për lirimin me kusht, mundësinë e atakimit të vendimit të panelit, dispozitat e trajtimit shëndetësor të të dënuarave sipas standardeve ndërkombëtare, dispozitat që i referohen pushimit në raste të jashtëzakonshme, dispozitat që i referohen pezullimit të lirimit  e dispozita tjera.

Kuvendi ka debatuar për pikën e 12-të për ndryshimin e Projektligjit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi nuk është duke votuar asnjërën nga pikat e rëndit të ditës, të cilat po vazhdon t’i shqyrtojë me radhë. Votimi i tyre do të bëhet në seancën e radhës.

Kalon rezoluta për ushtrinë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 68 vota për dhe asnjë kundër, ka kaluar projekt-rezoluta për transformimin e FSK-së në FAK, në të cilën thuhet se Qeveria e Kosovës autorizohet që sa më parë të koordinojë dhe procedojë në Kuvend për miratim strategjinë për transformimin e FSK në FAK.

Kurse, në pikët tjetër të kësaj rezolute thuhet se duke shprehur përkushtimin në anëtarsimin në NATO, Kuvnedi i Kosovës, Qeveria dhe institucionet tjera të bashkërendojnë angazhimin, bashkë me NATO në Amerikën për zhvillimin për e kapaciteteve komfor mandatit të ri të FAK.

Kryeministri Mustafa tregon qëndrimin e NATO-s për Forcat e Armatosura

Image

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se transformimi i FSK-së në FAK mund të ndodh edhe nëpërmjet ndryshimeve në ligj, por kjo duhet në ndodh në partneritet me aleatët strategjik dhe NATO-në.

Mustafa para deputetëve tha se Qeveria në vazhdimësi ka komunikuar ne NATO-në dhe Amerikën, si dhe listën serbe për transformimin më të mirë të FSK-së në FAK.

“NATO dhe partneret strategjikë kanë thënë se FSK mund të transferohet por vetëm me ndryshimet kushtetuese. I kemi mbajtur disa takime me deputetët e listës serbe, u kemi dhënë materiale por për fat të keq nuk e kemi pas përkrahjen për ta votuar. Do të ishte iluzion që Serbia të përkrah formimin e FAK dhe Serbia po ndikon te deputetët serb por ne duhet ende të punojmë me ta. Alternativa për ta bërë transformimin përmes ligjit mund të ndodh por kjo varet nga përkrahja e NATO-s dhe partnerët e tjerë strategjik”, tha Mustafa.

Beqiri: Nuk e kemi përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë për ta bërë ushtrinë

Image

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se qytetarëve duhet t’u tregojmë drejt se nuk e kemi mbështetjen e partnerëve strategjikë që të transformojmë FSK-në në FAK.

"Asnjë votë timen nuk do të merr asnjë propozim që nuk e ka mbështetjen e NATO-s dhe Amerikës. Gjërat duhet të ua themi qytetarëve atë që po na thonë nëpër takime”, tha ai. 

Beqirit iu ka kundërpërgjigjur deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, duke thënë se ushtrinë duam të bëjmë me bashkësinë ndërkombëtare, e cila nuk është e vërtet që nuk na përkrah.

Quni: Duhet gjetur mënyra të tjera për ta transformuar FSK-në

Image

 

Deputeti i PDK-së, Agim Çeku ka deklaruar kryesi e Kuvendit duhet të caktojë një datë se kur duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese, ku mundësohet formimi i ushtrisë së Kosovës, në mënyrë që të fillojnë diskutimet me deputetët serb.

Çeku ka kërkuar nga Qeveria që të merr masa në mënyrë që Kosova të bëhet me ushtri.

“Janë humbur tri vjet, paramendoni ku ishin sot Forcat e Armatosura po të formoheshin atëherë. Atë kohë humbëm shansin dhe tani ne po themi që deputetët serb mund të mos përkrah ndryshimet kushtetuese, por a kemi provuar, a keni marrë masa, jo. Mendojë që kryesia duhet të caktojë një datë se kur do të vie në rend dite, dhe para asaj date, kryeministri dhe deputetet duhet të flasin me deputetët serb”, tha ai.

Nëse dështon ky plan, Çeku tha se duhet të bisedohet me serbët se a janë të gatshëm ta votojnë ligjin për FSK-në, i cili ka mundësi edhe të ndryshohet.

Ai tha se duhet të bëjmë edhe një fakultet të mbrojtjes dhe strategji të sigurisë.

***

Deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Quni ka deklaruar se nëse përkundër vullnetit të parlamentit, qeverisë dhe aleatëve, siguria e vendit varet nga katër deputet serb, atëherë kjo nuk ka koment, prandaj duhet gjetur mënyra të tjera për ta transformuar FSK-në.

Ai shtoi se i vetmi kontestim janë deputetët serb, por Qeveria është përgjegjëse për transformimin dhe duhet të gjejë mënyrën.

Kurti: Rrezikohemi nga Serbia, ushtria domosdoshmëri

Image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se Kosovës nuk iu lejua të bëjë ushtri tash e 18 vite, kurse sot është e domosdoshme që ta kemi ushtrinë tonë për shkak se jemi të rrezikuar nga Serbia.

Ai ka thënë se Kosovës nuk iu është lejuar që të ketë ushtri, por kanë vendosur të na bëjnë TMK e FSK. Këtu thuhet se NATO të bënë ushti, mirëpo t’i bëhesh ushtri, pastaj hynë në NATO.

Kosova është e rrezikuar prej Serbisë dhe është e domosdoshme që ta ketë ushtrinë e saj.

Demolli: Lista serbe nuk iu përgjigjë ftesave për FSK-në

Image

Në debatin për FSK-në në emër të PDK-së ka folur deputetja Ganimete Musliu e cila tha se kjo është çështja më e rëndësishme me interes nacional për të gjithë.

“Ne mendojmë se janë pjekur të gjitha kushtet që FSK të transformohet në ushtri të Kosovës”, tha Musliu.

Kjo sipas Musliut bëhet me ndihmën e SHBA-ve, dhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë e mbi të gjitha konsensusi i të gjithëve.

 “Ne nuk kemi dilema për shndërrimin e FSK-së në ushtri. Këto dilema mund t’i kenë vetëm injorantët”, tha Musliu.

Musliu tha se sot ose kurrë duhet të jenë unik qoftë një herë të vetme.

 “Nëse jo për vete ia kemi  borxh  shtetit të Kosovës për të cilën dhanë jetën vajza dhe djem të Kosovës”, tha Musliu.

Qasja e përfaqësuesve të Listës serbe është e gabuar e që sipas Musliut sot është shansa më e mirë që në disa raste nuk janë përfaqësues të një subjekti politik por përfaqësues të popullit.

***

Ministrisë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli tha se FSK është gati për transformim dhe po pret vendimin e Kuvendit të Kosovës, por derisa përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë kanë treguar gatishmëri për ta votuar transformimin e FSK-së në FAK, lista serbe nuk iu ka përgjigjur 18 ftesave të ministrisë për të diskutuar lidhur me këtë transformim.

Demolli para deputetëve të Kuvnedit të Kosovës, tha se strategjinë për transformimin e FSK-së, ministria ia ka dorëzuar Qeverisë deri tash por nuk është dërguar në Kuvend për shkak se ende nuk janë bërë ndryshimet e Kushtetutës.

Ai shtoi se FSK do të jetë një ushtri multi-etnike e cila nuk do të jetë kërcënim për askënd por do të jetë forcë e promovimit dhe ruajtjes së paqes.

“Deputetët dhe ministrat e listës serbe, përkundër asaj që i kemi dërguar 18 ftesa për të diskutuar lidhur me transformimin e FSK-së, ata nuk kanë qenë të gatshëm të diskutojnë për këtë cështje. Cdo vendim që merr ky kuvend duhet të jetë i koordinuar me NATO-në dhe partnerët tanë strategjik”, tha ai.

Kërkohet largimi i ministrit Rrahmani, pasi dështoi me sigurimet shëndetësore

Image

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe vartësi i tij, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani janë të bindur se në muajin korrik do të fillojnë mbledhjen e premiumeve për të filluar implementimin e ligjit për sigurimet shëndetësore. Në interpelancën e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri për kryeministrin Mustafa, pati akuza e kundër akuza edhe mes partnerëve të koalicionit për përgjegjësit e degradimit të sistemit të shëndetësisë.

Disa deputetë të PDK-së kërkuan dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, pasi sipas tyre ka dështuar ta organizojë shëndetësinë.

Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosjes, në fillim të seancës tha se ligji për sigurime shëndetësore e detyron Qeverinë të plotësojë disa parakushte para se të fillojë mbledhja e premiumeve.

Sipas Ymerit, së pari lista e shërbimeve të kujdesit shëndetësor themelor, së bashku me deklaratën financiare për atë vit fiskal të jenë miratuar. Po ashtu sipas tij, mungon edhe lista e shërbimeve që do të ofrohen pa pagesë e përcaktuar në nenin 7 të ligjit.

Kreu i VV-së, ka kritikuar edhe mosfunksionalizimin e Sistemit Informatik Shëndetësor në tërë Kosovën. Sipas tij, pa plotësimin e këtyre kushteve, mbledhja e premiumeve është kundërligjore.

Ymeri: Vendimi i Qeverisë për mbledhjen e premiumeve ka qenë kundërligjor

“Në mungesë të funksionalizimit të SISH-it dhe në mungesë të parakushteve të përcaktuara të sipërpërmendura, vendimi që ka marrë Qeveria në lidhje me mbledhjen e premiumeve ka qenë në kundërshtim me vet ligjin për sigurime shëndetësore dhe çdo veprim i mëtutjeshëm do të përbëjë shkelje ligjore të rënd në dëm ekonomik dhe financiar për vendin”, tha Ymeri.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se zhvillimi i shëndetësisë është prioritet i përcaktuar me programin qeverisës.

Mustafa shtoi se themelimi i fondit dhe aktivizimi i tij në Kosovë nga Qeveria shihet si një çështje tepër e rëndësishme dhe në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Mustafa: Shëndetësia prioritet i programit qeverisës

Image

“Qeveria e Republikës së Kosovës qysh nga marrja e mandatit, para dy viteve, edhe pse e vetëdijshme se është një proces mjaftë i vështirë dhe sfidues, ka filluar t’i përmbush të gjitha detyrat për ta aktivizuar sistemin e sigurimeve shëndetësore si komponentë tepër të rëndësishme të shëndetësisë në Kosovë. Kemi bërë përpjekje që të fillojmë me sigurimet shëndetësore në fillim të këtij viti, qoftë edhe me një skemë fillestare të thjeshtë, kemi përfunduar pjesën kryesore të përgatitjeve, por kemi vlerësuar se lypset edhe pak kohë në mënyrë që përgatitjet të jenë sa më të kompletuara”, tha Mustafa.

Kreu i ekzekutivit theksoi se kanë marrë rekomandime nga partnerë ndërkombëtarë se është mirë që përgatitjet të bëhen në drejtim të asaj që të sigurohen kushtet që koha prej fillimit të mbledhjes së premiumeve, deri tek shfrytëzimi i tyre në destinim të jetë sa më e shkurtër, përkatësisht të mos jetë më e gjatë se 3 muaj.

Mustafa: Me ligj është e paraparë pagesa për fondin e sigurimeve

“Sa i përket lartësisë së pagesave, me ligj është paraparë që pagesat për Fondin të ndahen në mënyrë proporcionale nëpërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit, përkatësisht kjo lartësi prej 7 %, që llogaritet në të ardhura bruto, prej të cilave 3.5 %, i paguan punëmarrësi dhe 3.5 % punëdhënësi. Qeveria më vonë do të vendos për lartësitë, varësisht prej nivelit të shërbimeve shëndetësore, të cilat do të përballohen nga Fondi, ashtu siç është përcaktuar me ligj”, u shpreh Mustafa.

Ndërsa, duke folur për sistemin informatikë shëndetësor, Mustafa tha se me Strategjinë e Sistemit Informatikë Shëndetësor për periudhën 2010-2020, e cila ka pasuar pas Studimit të Fizibilitetit nga BE-ja, kompletimi i këtij sistemi është buxhetuar me 17 milionë euro. Deri më tani, kreu i Qeverisë tha se janë investuar rreth 6 milionë euro, prej të cilave afër 3 milionë euro nga Luksemburgu dhe 3 milionë euro nga Ministria, përkatësisht buxheti i Kosovës.

Deri më tani sistemi informatik shëndetësor është kompletuar në Prishtinë, Prizren, përfshirë Suharekën, Rahovecin, Malishevën, Dragashin dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në emër të PDK-së, deputetja Flora Brovina tha se shëndetësia e rrënuar nga një sistem pushtues dhe e shkatërruar në luftë, nuk u ngrit në këmbë asnjëherë pas luftës.

Brovina: U eksperimentua me shëndetësinë

Image

“Shëndetësia e rrënuar nga një sistem pushtues dhe shëndetësia e masakruar gjatë luftës nuk u mëkëmb asnjëherë gjatë kësaj periudhe pas luftës. Kjo lëmi mbeti e qalë dhe me shumë defekte pa një vëmendje nga qeverisjet me rënd, pa buxhet të mjaftueshëm dhe pa krijimin e kushteve për punë por në rend të parë për vet mjekimin e qytetarëve, ofrimin e shërbimeve. Pati edhe eksperimentime në këtë lëmi që solli defekte të ndryshme në vet menaxhimin e shëndetësisë”, tha Brovina.

Nga AAK-ja foli deputeti Ali Berisha, i cili tha se kjo qeverisje ka dështuar në fillimin e implementimit të ligjit për sigurimet shëndetësore, pasi nuk janë bërë përgatitjet e duhura.

Berisha: Kjo qeveri dështoj të filloj sigurimet shëndetësore

“Qeveria aktuale ka propaganduar se do të filloj me sigurime shëndetësore qysh në vitin e parë të qeverisjes së saj dhe po kalon viti i tretë dhe do të hyjmë në vitin e katër të kësaj qeverisje dhe sigurimet shëndetësore as që e kanë filluar. Qeveria dhe Ministria duhet ta pranojnë se në këtë aspekt kanë dështuar”, ka thënë Berisha.

Deputeti i PDK-së Shaip Muja ka goditur ministrin e Shëndetësisë Imet Rrahmani, duke i thënë atij se nuk po dinë ta organizojë shëndetësinë në vend.  

Muja tha se i kam rekomanduar kryeministrit që t’ia bënë një task forcë ministrit të Shëndetësisë sepse ai nuk dinë ta organizojë shëndetësinë.

Muja: Rrahmani nuk dinë ta organizoj shëndetësinë

“Kur e pyeta ministrin pse po ulet buxheti i shëndetësisë, tha sepse do ta rritim duke mbledhur premiumemt, dhe unë i propozova kryeministrit, pa të keqe, bërja një task forcë sepse ky nuk ka faj sepse nuk dinë të organizoj shëndetësinë. Nuk kemi personale asgjë, por jemi duke e bartur në shpinën tonë çdo ditë nga qytetarët dhe të gjithë jemi fajtor në këtë temë”, tha Muja.

Akuza në drejtim të ministrit Rrahmani, pati edhe nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Kalludra: Shëndetësia nuk ishte prioritet i qeverive të mëhershme

“Ky ligj paraqet një mundësi reale për përmirësimin përmbajtësor në sistemin shëndetësor në vend i cili për vite të tëra është lën pas dore, pra nuk ka qenë prioritet i qeverive të më hershme, aq më pak i partisë së deputetit Bekim Haxhiu i cili na vajtoj me lot krokodili. Duke falënderuar kryeministrit Mustafa i cili me marrjen e mandatit në programin e tij qeverisës shëndetësinë e ka paraparë si prioritet të pestë”, tha Kalludra.

Deklarata e deputetes Kalludrës nxiti reagimin e Haxhiut, por në këtë rast ai iu drejtua shefit të saj të partisë, Isa Mustafa.

Haxhiu: Kryeministër mos lejo me fol ata që nuk marrin vesh në shëndetësi

“Du me falënderu deputeten Kalludra, për dëshirën që e pati për replikë, por kryeministër keni edhe vet brenda grupit parlamentar profesionist të shëndetësisë dhe nuk duhet të lejoni që për shëndetësinë të flasin ata që nuk marrin vesh nga kjo çështje”, tha Haxhiu.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetes Kalludra, e cila tha se e dinë se cilat janë interesat personale të deputetit Haxhiu në sektorin e shëndetësisë.

Ndërsa, në fund ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani ka shpjeguar punën që është bërë në drejtim të fillimit të implementimit të ligjit për sigurimet shëndetësore.

Ai nuk ka dashur të merret me deputetët që akuzuan atë për dështim në sektorin e shëndetësisë, por ka listuar të arriturat e deri tanishme.

Rrahmani: Kemi qenë larg sigurimeve shëndetësore

“Që nga marrja e mandatin ne kemi thënë që sigurimet shëndetësore nuk janë as për së afërmi nga ajo që është trumbetu nga kabineti i mëhershëm qeveritar dhe i MSH-së dhe kemi deklaruar se nuk jemi as afër me sigurimet shëndetësore, sepse AFSH-në e kemi gjetur edhe pa rregullore të organizimit të brendshëm, dokumentin bazë mbi të cilin do të funksionoj AFSH-ja. Kjo rregullore është nxjerr dhe është miratu nga qeveria”, tha Rrahmani.

Ministri tha se pas mbledhjes së premiumeve, beneficionet që do t’i kenë qytetarët, janë sistemi i barnave jashtë spitalore. Ai tha se deri në fund të marsit do ta dinë se sa është mundësia e mbulimit të barnave jashtë spitalore për qytetarët.

Në fund të debatit, Visar Ymeri ka paraqitur një rezolutë lidhur me implementimin e këtij ligji, megjithatë mbeti të harmonizohet me grupet e tjera parlamentare për t’u hedhur në votim.

***

Propozim rezoluta për arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka kaluar e po ashtu nuk është votuar edhe një propozim rezolutë për situatën e krijuar në Mitrovicë.

Kjo pasi që nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për të arritur numrin e votave.

 Deputetët nuk kanë mundur as ta formojnë një komision ad-hoc për emërimin e një anëtari të Bordit të RTK-së.

VV propozoi një rezolutë për sigurimet shëndetësore

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, duke folur për ligjin për sigurime shëndetësore, ka thënë se mbledhja e premiumeve nga qytetarëve të Kosovës do të kanalizohet te spitalet private, hapja e të cilëve është bërë me intervenim të politikës.

Sipas tij, kështu do të përfundojnë në një skemë ku paraja publike do të përfundonte në xhepat e njerëzve privat.

Ai ka propozuar një rezolutë, ku ndër të tjera thuhet se duhet një hetim institucional, formalizmi i sistemit informativ, anulimi i vendimit të paligjshëm të qeverisë për mbledhjen e premiumeve nga 1 korriku. Rezoluta mbeti për t’u konsultuar me grupet tjera parlamentare.

Rrahmani: Sistemi informativ shëndetësor më i rëndësishëm sesa sigurimet shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani ka shpjeguar punën që është bërë në drejtim të fillimit të implementimit të ligjit për sigurimet shëndetësore.

Ai nuk ka dashur të merret me deputetët që akuzuan atë për dështim në sektorin e shëndetësisë, por ka listuar, sipas tij, të arriturat e deri tanishme.

Rrahmani tha se sistemi i informimit shëndetësor është me i rëndësishëm se sa vet sigurimet shëndetësore.

Ministri tha se pas mbledhjes së premiumeve që do t’i kenë qytetarët, janë sistemi i barnave jashtë spitalore.

Ai tha se deri në fund të marsit do ta dinë se sa është mundësia e mbulimit të barnave jashtë spitalore për qytetarët.

Rrahmani ka dhënë edhe informacione rreth sistemit të informimit shëndetësor duke thënë se është nxjerr strategjia e SISH-it 2010-2020, ku për t’u implementuar kjo duhen 17 milionë euro, ndërsa, deri tash janë investuar diku 6 milionë euro. Po ashtu pritet të investohen edhe rreth 6 milionë tjera, për t’u shtrirë rrjeti i SISH-it.

Ai tha se në fillim ka pasur probleme në implementimin e strategjisë së SISH-it.

Rrahmani tha se të gjitha përgatitjet do të kryhen dhe në fillim të muajit korrik do të fillon mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore.

Muja: Ministri i Shëndetësisë nuk di ta organizojë shëndetësinë

Deputeti i PDK-së Shaip Muja ka goditur ministrin e Shëndetësisë Imet Rrahmani, duke i thënë atij se nuk po dinë ta organizoj shëndetësinë në vend.

Muja tha se i ka rekomanduar kryeministrit Isa Mustafa që t’ia bënë një Task Forcë ministrit të Shëndetësisë sepse ai nuk dinë ta organizoj shëndetësinë.

“Nuk kemi personale asgjë, por ky nuk dinë ta organizoj shëndetësinë në vend”, tha Muja.

Haxhiu kërkon dorëheqjen e ministrit Rrahmani

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

Kjo për shkak se sipas Haxhiut, ministri Rrahmani ka dështuar që të implementojë sigurimet shëndetësore.

“Hapi i parë që të implementohen sigurimet shëndetësore, është implementimi i SISH-it, pastaj funksionalizimi i AFSH-së. Ministri nuk ka arritur t’a funksionaliziojë për tri vite. Bartja e përgjegjësisë së ministrit është dorëheqja”, tha Haxhiu.

Ai shtoi se janë qytetarët e Prishtinës dhe komunave  të tjera në këtë rajon që po bartin pasojat e mos impmentimit të sigurimeve shëndetësore.

Bajrami: Shëndetësia është në kolaps, qytetarët nuk dinë çka janë premiumet shëndetësore

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën Valdete Bajrami tha se sistemi shëndetësor është në kolaps por që sipas saj këta në Qeveri nuk janë në dijeni se sa njerëz presin që të dalin jashtë vendit për shërim.

“Nuk ka shërim për ata që nuk janë në LDK dhe PDK nuk janë të afërmit e juaj. Kjo qasja e juaj u kushton me jetë qytetarëve që presin aq gjatë që të shërohen jashtë sepse këtu nuk kanë mundësi. Kjo është politika e kapjes së shtetit nga ju dhe këtu nuk i ka shpëtuar as sektori i shëndetësisë”, tha Bajrami.

Ajo kërkoi nga kryeministri Isa Mustafa që të sqarojë nëse qytetarët janë të informuar se çka janë  premiumet shëndetësore sepse ata, sipas saj nuk e kanë ide se çka janë ato.

Image
Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën Valdete Bajrami

Bajrami: Shëndetësia është në kolaps, qytetarët nuk dinë çka janë premiumet shëndetësore

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën Valdete Bajrami tha se sistemi shëndetësor është në kolaps por që sipas saj këta në Qeveri nuk janë në dijeni se sa njerëz presin që të dalin jashtë vendit për shërim.

“Nuk ka shërim për ata që nuk janë në LDK dhe PDK nuk janë të afërmit e juaj. Kjo qasja e juaj u kushton me jetë qytetarëve që presin aq gjatë që të shërohen jashtë sepse këtu nuk kanë mundësi. Kjo është politika e kapjes së shtetit nga ju dhe këtu nuk i ka shpëtuar as sektori i shëndetësisë”, tha Bajrami.

 Ajo kërkoi nga kryeministri Isa Mustafa që të sqarojë nëse qytetarët janë të informuar se çka janë  premiumet shëndetësore sepse ata, sipas saj nuk e kanë ide se çka janë ato.

Baftiu: Pavarësisht investimeve milionëshe, shëndetësia mbetet në fazën embrionale

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Besa Baftiu, ka bërë përgjegjës politikën në Kosovë, për mos funksionimin e duhur të sistemit shëndetësor në Kosovë.

Ajo tha se pavarësisht se Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton te drejtën e mbrojtjes shëndetësore, kjo e drejt sipas saj ende u mohohet qytetarëve për shkak të keqmenaxhimit të qëllimshëm shëndetësor.

Ajo tha se për këtë papërgjegjësi e institucioneve e vuajnë qytetarët e Kosovës.

“Vetëm 5 përqind e qytetarëve kanë sigurime private, sepse të tjerëve nuk ua mban xhepi”, tha Baftiu.

Deputetja e VV-së theksoi se Fondi për Sigurime Shëndetësore është shfrytëzuar vetëm si pjesë e premtimeve siç tha ajo, megalomane të politikës.

“Koha ka treguar se kanë qenë vetëm interesa të ngushta klanore dhe partiake. Edhe pas investimeve milionëshe të donatorëve, ky sistem është ende në fazën embrionale”, u shpreh Baftiu.

Berisha: Qeveria dhe MSh-ja kanë dështuar

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, duke folur për ligjin për sigurimet shëndetësore, ka thënë se mbledhja e premiumeve duhet të bëhet krahas ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe jo disa muaj më herët siç po mendohet.

Berisha ka thënë se qeveria aktuale ka premtuar se qysh në vitin e parë do të fillojnë me implementimin e këtij ligji por po hymë në vitin e katër dhe ende ky proces nuk ka filluar.

Baxhaku: Jemi kundër politizimit të çështjes së Fondit për sigurime shëndetësore

Image

Në emër të Lidhjes Demokratike e Kosovës deputeti Hatim Baxhaku tha se LDK e vlerëson angazhimin e Qeverisë dhe punën që po bën drejt funksionalizimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Sipas Baxhakut LDK është e pakënaqur me gjendjen aktuale në shëndetësi por është kundër politizimit të kësaj çështje për nevoja elektorale që kanë për qëllim që të krijojnë huti tek qytetarët

“Ne besojmë se kjo interpelancë do të jetë produktive dhe ftoj deputetët që diskutimet t’i fokusojnë në këtë drejtim në funksionalizimit të ligjit për sigurime të shëndetësore. Nëse i përmbahemi këtij parimi besojmë se kjo seancë do të ketë rezultate”, tha Baxhaku.

Sipas tij LDK themelimin e Fondit për Sigurime shëndetësore e sheh si  domosdoshmëri për përmirësimin e shëndetësisë në vend.

Ndërsa u shpreh i pakënaqur me vonesat me implementimin e ligjit dhe funksionalizimin e fondit por beson se në këtë vit do të përfundojë ky proces.

Baxhaku tha se në këtë proces kërkohet një bashkëpunim i të gjitha institucioneve në Kosovë.

Image
Deputeti Hatim Baxhaku

Brovina: Qeveria të marrë përgjegjësinë e sigurimeve shëndetësore

Image
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, lidhje me përgjegjësinë mbi Ligjin e sigurimeve shëndetësore, ka thënë se për të qenë funksional fondi i sigurimeve shëndetësore duhet t’i plotësojë kërkesat e qytetarëve, të cilët duhet ta di secili qytetar se çka përfiton.

Brovina tha se shëndetësia është rrënuar pa një vëmendje të merituar nga Qeveritë dhe me një buxhet të pamjaftueshme që nga paslufta.

“Lindja e fondit po lind me vështirësi, për ta mbrojtur ekonominë dhe vet qytetarin, vet qeveritë marrin përgjegjësitë e sigurimeve shëndetësore, andaj pa nisur nuk ka fond, por as kushte për përmirësimin e punës të punëtorëve në shëndetësi dhe shërbime shëndetësore”, tha ajo.

Ajo shtoi se pas një pune të gjatë për përgatitjen dhe mbledhjen e premiumeve dhe premtimet që do të realizohen ato nga janari, Qeveria vendosi ta spostojë këtë datë për 6 muaj pasi nuk janë plotësuar kushtet.

Mustafa: Mbledhja e premiumeve për Fondin shëndetësor fillon më 1 korrik

Kryeministri Isa Mustafa, duke raportuar para deputetëve lidhur me Ligjin për sigurime shëndetësore tha se është vendosur që nga 1 korriku i këtij viti të fillojë mbledhja e premiumeve për Fondin e sigurimeve shëndetësore.

Mustafa tha se për këtë çështje kanë bashkëpunim me Bankën Botërore, Ambasadat e Zvicrës dhe Luksemburgut si dhe me institucione tjera ndërkombëtare.

Sipas tij, Banka Botërore ka dhënë rekomandimin e caktuara për këtë çështje

Mustafa po ashtu ka bërë të ditur se në bazë të ligjit për Sigurime Shëndetësore pagesat për fondin të ndahen në mënyrë proporcionale, 3.5 përqind punëmarrësi dhe 3.5 përqind punëdhënësi.

Procesi i informimit tek qytetarët për sigurime shëndetësore sipas Mustafës ka filluar dhe do ta përfundohet  deri në funksionalizimin e fondit.

 Kryeministri Isa Mustafa informoi po ashtu se për sistemin e informimit  shëndetësor janë investuar 6 milionë euro, që kryesisht janë në regjionin e Prizrenit dhe në QKU.    

Mustafa tha se do të respektojnë që në krye të fondit për sigurime të vijnë njerëz që e meritojnë dhe që kanë kualifikime për këtë punë.

Mustafa: Qeveria po i përmbush premtimet 

Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se qeveria që ai drejton po i përmbushë premtimet përfshirë këtu implementimin e ligjit për sigurimet shëndetësore.

Mustafa gjatë fjalimit të tij në seancën parlamentare të martën, ka thënë se qeveria ka shtyrë afatin e mbledhjes së premiumeve edhe për gjashtë muaj, në mënyrë që fondi të kompletohet.

“Qeveria qysh e ka marrë mandatin ka filluar t’i përmbushë detyrat për të aktivizuar sistemin e sigurimeve shëndetësie si komponentë shumë e rëndësishme e shëndetësisë në Kosovë.

“Kemi filluar me implementim që në fillim të këtij viti. Kemi vlerësuar se lypset edhe pak kohë që përgatitjet të jenë sa më të kompletuara. Në dhjetor të vitit 2016-të kemi bërë një vlerësim për mbledhjen e premiumeve. Pjesa më e madhe është kryer dhe  janë përmbushur objektivat e parapara me ligj”, ka thënë Mustafa.

“Kemi vlerësuar se është e dobishme që të zgjatet afati edhe për gjashtë muaj, prandaj korriku është paracaktuar koha e duhur për fillimin e mbledhjes së tyre”.

Ymeri kërkon ligj të veçantë për informimin shëndetësor

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka si kërkues i interpelancës së kryeministrit Isa Mustafa për shërbimet shëndetësore, ka thënë se për sistemin informativ shëndetësor, kërkohet një ligj i veçantë, ku përveç që rregullohet mënyra e bartjes së informatave, do të rregullohej edhe çështja e mbrojtjes konfidenciale të të dhënave individuale që i përkasin shfrytëzuesit të shërbimeve shëndetësore.

Ai tha se në mungesë të parakushteve, vendimi që ka marrë Qeveria lidhur me fillimin e mbledhjes së premiumeve ka qenë në kundërshtim me vet ligjin për sigurime shëndetësore dhe çdo veprim i mëtutjeshëm do të përbëjë shkelje të mëtutjeshme të rënd dhe me dëm ekonomik për vendin.

Sipas tij, është thënë se duhet disa muaj më herët të fillojë të mbledhin fonde, pa ofruar shërbime shëndetësore, që është një arsyetim i pakuptim.

Image
Lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri

***

Kuvendi s’ka kuorum t’i votojë dy projektrezoluta (LIVE)

Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur t’i votojë dy propozim- rezoluta dhe ta formojë komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Radiotelevizionit të Kosovës.

Nga seanca e kaluar kanë mbetur të votohen Propozim-rezoluta në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe propozim-rezoluta  në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë, pasi edhe në atë seancë nuk kishte kuorum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat