Brende: Mbështesim Kosovën në rrugën evropiane dhe në anëtarësim në NATO

Aktuale

Brende: Mbështesim Kosovën në rrugën evropiane dhe në anëtarësim në NATO

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 15:19
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme të Norvegjisë Borge Brende

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit të sotëm në Prishtinë me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Borge Brende, tha se Kosova do t’i ruaj raportet speciale që ka me Norvegjinë.

Thaçi shprehu mirënjohje për mbështetjen që Norvegjia i ka dhëne Kosovës në momentet më të renda të saj dhe tani në procesin integrues, duke treguar se ka marrë mesazhe inkurajuese për të ardhmen e Kosovës dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Thaçi: Do t’i ruajmë raportet speciale me Norvegjinë

“Kosova do të vazhdojë të ruaj raportet speciale me Norvegjinë me një shtet që ka mbështetur gjithmonë paqen, stabilitetin dhe pavarësinë e Kosovës. E informova ministrin për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për shpresën që të arrijmë marrëveshje të reja dhe ky normalizim mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton paqe dhe stabilitet për krejt Ballkanin. Unë dëshiroj që të uroj që bashkëpunimi ynë do të vazhdojë në të gjitha sferat, si ato politike, ekonomike, të sigurisë, gjithashtu edhe të sferave të tjera me Norvegjinë. Në të njëjtën kohë përçova zotimin tonë si Kosovë në bashkëpunim ,natyrisht dhe me Norvegjinë, në luftën kundër fundamentalizmin, ekstremizmave, në luftë kundër terrorizmit, që me te vërtetë Kosova të jete një vend që prodhon paqe siguri, stabilitet dhe zhvillim", tha presidenti i vendit.

Ndërsa ministri i jashtëm norvegjez Borge Brende, tha se shteti i tij do ta përkrah Kosovën në rrugëtimin e saj drejtë integrimit evropian dhe anëtarësimit në NATO.

Brende: E përkrahim rrugëtimin tuja drejtë integrimit evropian

“Miqësia dhe partneriteti i Norvegjisë me Kosovën është shumë i fortë dhe ne do të vazhdojmë më këtë partneritet. Kjo është shumë me rëndësi dhe ju Z. President keni treguar se jeni i përgjegjshëm dhe e keni drejtuar shtetin tuaj, në rrugën e duhur. Dhe ne e përkrahim rrugëtimit tuaj drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në NATO. Ne po ashtu shpresojmë që Kosova do të zhvillohet ekonomikisht, sepse për këtë duhet të ketë punë dhe investime në Kosovë”, tha ministri norvegjez, Brende.

Thaçi: Kosova do të ruaj raportet me Norvegjinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë Borge Brende tha se Kosova do të ruaj raportet speciale që ka me Norvegjinë.

 "Shpreh mirënjohjen për mbështetjen që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në momentet më të rënda dhe tash në procesin integrues. Kosova do të vazhdojë të ruaj raportet speciale me Norvegjinë me një shtet që ka mbështetur gjithmonë paqen, stabilitetin dhe pavarësinë e Kosovës. E informova për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe shpresën që të arrijmë marrëveshje të reja dhe ky normalizim mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton paqe dhe stabilitet për krejt Ballkanin. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë në të gjitha sferat me Norvegjinë. Theksova zotimin tonë si Kosovë në luftën kundër fundamentalizmin, terrorizmit që me të vërtetë Kosova të jete një vend që prodhon paqe siguri, stabilitet dhe zhvillim", tha Thaçi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat