Musliu: Vetëm injorantët kanë dilema për krijimin e ushtrisë

Aktuale

Musliu: Vetëm injorantët kanë dilema për krijimin e ushtrisë

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 16:01
Ganimete Musliu

Në debatin për FSK-në në emër të PDK-së ka folur deputetja Ganimete Musliu e cila tha se kjo është çështja më e rëndësishme me interes nacional për të gjithë.

“Ne mendojmë se janë pjekur të gjitha kushtet që FSK të transformohet në ushtri të Kosovës”, tha Musliu.

Kjo sipas Musliut bëhet me ndihmën e SHBA-ve, dhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë e mbi të gjitha konsensusi i të gjithëve.

 “Ne nuk kemi dilema për shndërrimin e FSK-së në ushtri. Këto dilema mund t’i kenë vetëm injorantët”, tha Musliu.

Musliu tha se sot ose kurrë duhet të jenë unik qoftë një herë të vetme.

 “Nëse jo për vete ia kemi  borxh  shtetit të Kosovës për të cilën dhanë jetën vajza dhe djem të Kosovës”, tha Musliu.

Qasja e përfaqësuesve të Listës serbe është e gabuar e që sipas Musliut sot është shansa më e mirë që në disa raste nuk janë përfaqësues të një subjekti politik por përfaqësues të popullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat