Bosi i TV-së serbe shpalosë detaje rreth takimit me Thaçin, dhe miqësinë 20 vjeçare me Surroin

Aktuale

Bosi i TV-së serbe shpalosë detaje rreth takimit me Thaçin, dhe miqësinë 20 vjeçare me Surroin

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 18:37
Veran Matiq

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi është interesuar që të formojë një komision i cili do t’i hetojë vrasjet e gazetarëve në Kosovë. Kjo ide është hedhur në takimin e zhvilluar para disa muajsh ndërmjet Thaçit dhe kryetarit të Bordit të Radio dhe Televizionit “B92” në Beograd, Veran Matiq. 

Ky i fundit, në një prononcim për “Indeksonline”, ka treguar praktikat që shteti i Serbisë ka bërë në zbardhjen e vrasjeve të punonjësve të medieve.

“Thaçi dëshiroi që të dëgjojë diçka mbi përvojat e komisionit për hetime të vrasjeve të gazetarëve në Serbi të cilin e kam themeluar për të parë nëse është e mundur diçka e tillë të aplikohet në Kosovë. Pra, kjo ka qenë përmbajta e takimit”, ka thënë ai. 

Ndërsa lidhur me Konferencën Regjionale për Sigurinë e Punës së Gazetarëve, të organizuar nga OSBE-ja, Matiq thotë se është detyrë që të nxirret ndonjë zgjidhje për përmirësimin e sigurisë dhe të gjendet ndonjë konkluzion për rastet e gazetarëve të vrarë dhe të zhdukur. 

“Mendojë se ky fillim i konferencës është duke shkuar në drejtim të mirë dhe kjo përvojë që kemi pas në Serbi mund të aplikohet edhe këtu në Kosovë. Kjo është diçka që do të kuptohet seriozisht nga komuniteti i gazetarëve, shoqatave, përfaqësuesve të pushtetit dhe bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë ai. 

Më tej, Matiq shpjegoi edhe për takimet që zhvilloi me shkrimtarin, Veton Surroi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhajn. “Surroin e kam mik qe 20 vite dhe çdoherë që vij në Kosovë takohem me të. Ne i publikojmë edhe librat e tij në Serbi, pikërisht kemi publikuar librin e tij të IV-të të përkthyer në serbisht, pra shihemi rregullisht”, ka thënë ai. 
Ndërkaq, kryetarit i Bordit të Radio dhe Televizionit “B92” në Beograd, ka deklaruar se raportimi i medieve kosovare për takimet e tija në Kosovë ishin dramatike dhe të stërmadhuara. 

“Unë jam gazetar, botues dhe bëjë mjaft aksione humanitare në Kosovë. Kështu që jam shpesh këtu. Kemi publikuar një libër “Shqiptarët dhe serbët ndër shekujsh”, të Petrit Imamit, (në dy gjuhët). Unë vij të sjellë libra dhe sot më presin në librari t’i shpërndajë dhe mendojë se kjo nuk është asgjë spektakolare. E kam takuar ministrin e Punëve të Jashtme edhe ati i interesante situata në Serbi. Çfarë mendojë unë për rajon, zhvillimet politike... Nuk ka pas kurrfarë nevojë të prezantohet në mënyrë sensacionale”, ka thënë në fund ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat