“Kosovës i kanë mbetur vetëm dy rrugë”

Aktuale

“Kosovës i kanë mbetur vetëm dy rrugë”

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 22:16
Rexhep Selimi, Prizren

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje! Rexhep Selimi, tha se Kosovës i kanë mbetur vetëm dy rrugë për të ardhmen. Rruga e Vetëvendosjes është Kosova, ndërsa rruga e Qeverisë, Beogradi i Serbisë.

“Kosova ka dy rrugë, ose me këtë qeveri drejtë Beogradit, ose me VETEVENDOSJE! drejt shtrirjes se sovranitetit të plotë të Kosovës, pa ‘Zajednicë’ dhe demarkacion të padrejtë me Malin e Zi”, tha Selimi, gjatë një takimi në fshatin Malësi e Vrrinit në Prizren.

Ai, në këtë takim ka folur, për situatën politike në Kosovë. Sipas tij, situata në Kosovë është shumë e rëndë.

Selimi në këtë takim është shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Adem Shabanaj, dhe kuvendarët e Prizrenit, Arbër Rexhaj dhe Drita Millaku.

Rexhaj dhe Millaku thanë se Vetëvendosje! po shtrihet gjithandej komunën e Prizrenit.

“Kjo do të prodhojë rezultate drejt fitores”, thanë Rexhaj dhe Millaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat