Studentët: Nuk na u lejua shpalosja e parullës “Universiteti i Prontos”

Aktuale

Studentët: Nuk na u lejua shpalosja e parullës “Universiteti i Prontos”

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 13:14
Pamje nga përleshja mes studentëve dhe policëve

Lëvizja studentore për barazi- Studim, Kritikë, Veprim njofton se kanë penguar mbajtjen e rregullt të ceremonisë së shënimit të 47 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.

“Me marrjen e fjalës nga rektori Marian Demaj aktivistët kanë filluar zhurmën në sallë dhe po të njëjtit janë tërhequr jashtë nga policia dhe janë arrestuar. 

Policia ka vazhduar arrestimin dhe intervenimin ndaj aktivistëve duke arrestuar 10 aktivistë dhe duke lënë të lënduar 7 të tjerë.

Të arrestuar janë: Bardh Ahmeti, Nijazi Beluli, Endrit Shatri, Egzon Azemi, Drin Ahmeti, Trim Gashi, Flamur Pireva, Miran Rrudhani, Premton Zogiani dhe Dardan Bujupi. Të lënduarit që kanë kërkuar ndihmë mjekësore janë: Aurora Mullatahiri, Aulona Bytyqi, Granit Hoti, Hajredin Krasniqi, Getuar Krasniqi , Arber Morina dhe Amir Kuqi. 

Policia nuk ka lejuar shpalimin e parullës “Universiteti i Pronto-s” dhe ka pamundësuar edhe mbajtjen e rregullt të aktivitetit ku do të lëshohej kjo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat