Shaip Muja: Ramiz Kelmendi ia mbush arkën pare Serbisë

Aktuale

Shaip Muja: Ramiz Kelmendi ia mbush arkën pare Serbisë

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 13:50
Deputeti i PDK-së, Shaip Muja

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja ka reaguar ndaj akuzave të ministres së Tregtisë, Hykmete Bajrami e cila i tha se ka në posedim disa biznese.

Deputeti Muja ka reaguar duke i thënë se Qeveria e ka marrë si zëvendëskryeminstër Ramiz Kelmendin, i cili ia mbush arkën pare Serbisë.

“Mu m’thojnë pse keni biznese, e këta e kanë marrë zëvendës kryeministër Ramiz Kelmendin. Ai bën evazion fiskal, ia mbush arkën Serbisë dhe destimulon prodhime vendore. Mos na shitini fore këtu”, ka thënë deputeti Shaip Muja.

Ai në fund ka thënë që prodhimet vendore duhet të jenë primare e jo ato të huaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat