Reagon shkolla lidhur me fotot e drejtorit që nxitën polemika

Aktuale

Reagon shkolla lidhur me fotot e drejtorit që nxitën polemika

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 19:24
Izidor Llukic

Qendra Social-Edukative "Don Bosko" ka reaguar pas polemikave të ashpra që nxitën disa fotografi të publikuara në media, në të cilat shihet drejtori i saj, Izidor Llukic, duke u përqafuar me nxënësit.

Shkolla ka sulmuar një ish-punonjës të saj, duke e akuzuar atë si autor të, siç ka quajtur ajo, shpifjeve ndaj saj dhe drejtorit.

Disa fotografi të drejtorit Llukic me nxënëse të shkollës kanë nxitur polemika në rrjetet sociale. Kontestohen pamjet e tij me disa nxënëse të shkollës, ku drejtori është duke i përqafuar ato.

Kujtojmë që Qendra “Don Bosko” ofron mësim për arsimin fillorë dhe të mesëm të ulët.

Ndërkaq, Zhvillimi i Planit dhe programit mësimor në këtë qendër edukative nuk është fetar, por mbështetet mbi bazën e një procedure të shkencore, si nga forma, qasja metodologjike.

Ky është reagimi i lëshuar nga "Don Bosko":

Qendra Social-Edukative “Don Bosko”, reagon me forcë për shpifje, të shoqëruara me foto, në disa portale, ku tentohet të njolloset figura e Drejtorit të QSE “Don Bosko”. Bëjmë me dije se fotot janë të nxjerra nga konteksti publik të cilat janë bërë ndër vite, ndërsa janë publikuar për qëllim të vetëm shantazhimin e drejtorit dhe hedhjen baltë mbi punën edukative që kjo Qendër bën për shumë vite në Kosovë.

Jemi të sigurtë se këto janë shpifje nga ish-punonjës të cilët, për hakmarrje personale, sulmojnë drejtorin për shkak të mos vazhdimit të kontratave të punës me ta.
QSE “Don Bosko” është e gatshme, dhe fton të gjithë të interesuarit, që të vijnë dhe ta sqarojnë në tërësi këtë shpifje të montuar, për qëllime të ulëta, e cila shkon në dëm të nxënësve, fillimisht, dhe të QSE ‘Don Bosko” e cila shquhet për rregull, cilësi dhe sukses në mësime.

Suksesin dhe serioyitetin e QSE “Don Bosko” më së miri e kanë të njohur komuniteti i prindërve të nxënësve, të cilët gjithherë janë falenderues.
QSE “Don Bosko” do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore ndaj shpifjejeve të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat