Berisha: Na duhen armë mbrojtëse, jo tanke

Aktuale

Berisha: Na duhen armë mbrojtëse, jo tanke

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 21:29
Deputeti i AAK-së, Rrustem Berisha

Deputeti i AAK-së, Rrustem Berisha, njëkohësisht ekspert ushtarak, ka thënë se ushtria duhet të bëhet në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë, por që duhet të ketë edhe afat.

Ai në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, thotë se krijimi i ushtrisë do t’i shërbente paqes, dhe kësaj ushtrie, thotë se nuk do t’i nevojitej të ketë tanke, por të ketë kapacitete për mbrojtje të territorit.

“Mendoj se ne nuk kemi nevojë për të blerë tanke apo armë sulmuese, por ne duhet t’i blejmë ato armë që janë në mbrojtje të sigurisë së qytetarëve tanë dhe territorit tonë. Për ta blerë një tank, duhet të ipen me miliona euro, e që shkatërrohet me 300 euro”, tha ai.

Berisha më tej, thotë se ushtria nuk mund të ndërtohet brenda nate, por kapacitetet e krijimit të ushtrisë duan kohë së paku tri vite.

Deputeti i AAK-së, foli edhe për kryetarin e tij në parti, Ramush Haradinaj, e që nuk beson se mund të ekstradohet në Serbi. Por, në rast se ndodh një gjë e tillë, ai paralajmëron eskalim të situatës.

Berisha, që është edhe anëtar i Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, shton se kjo agjenci ka nevojë për shtim të personelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat