Milaim Zeka me deklaratë të papritur për Ramiz Lladrovcin

Aktuale

Milaim Zeka me deklaratë të papritur për Ramiz Lladrovcin

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 07:21
Ramiz Lladrovdi, Milaim Zeka e Kadri Veseli

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci e pati akuzuar me gjuhë të ashpër gazetarin Milaim Zeka, duke e quajtur atë si spiunë të UDB-së, dhe gazetaruc.

E ky i fundit megjithatë, ka thënë se nuk ka hatër mbetje me Lladrovcin pasi që sipas tij ai ka folur me fjalë të shefave të tij, dhe jo me fjalë të veta.

Zeka në emisionin “Republika”, ka thënë se konfliktin nuk e ka me Lladrovcin, por me shefat e tij, Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin.

Ndërsa ka shtuar se vëllaun  e Ramizit, Fehmi Lladrovcin ai e ka idoll, dhe se e njeh si një person të përkushtuar dhe shumë të vendosur në parimet e tija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat