Rama: 17 shkurti, ditë e bekuar

Aktuale

Rama: 17 shkurti, ditë e bekuar

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 16:10
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

(E plotësuar) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas seancës solemne për 9 vjetorin e pavarësisë, ka deklaruar se kjo ditë duhet të konsiderohet si e bekuar për shqiptarët, serbët dhe gjithë të tjerët që jetojnë në Kosovës, pasi dita e ditës, Kosova po dëshmon se është një shembull rrezatues i bashkëjetesës harmonike në mes komuniteteve të ndryshe, si dhe po dëshmon se kjo jo vetëm që është e dëshirueshme por edhe e mundur.

Rama u ka uruar të gjithë qytetarëve përvjetorin e pavarësisë, duke thënë se është një përvjetor me një peshë të jashtëzakonshme, pasi ende janë të freskëta kujtimet e së kaluarës. Ai ka uruar kthimin sa më parë në shtëpi të Ramush Haradinajt.

Rama: Janë të freskëta ende ditët e vështira të kaluarës që nuk është e largët

“Gëzuar të gjithëve ju dhe përmes jush të gjithë vëllezërve dhe motrave këtu në Kosovë, e atyre që janë prej Kosovës por banojnë jashtë saj këtë moment, këtë moment shumë të rëndësishëm, këtë ditë që është vigjilja e pavarësisë dhe një përvjetor i radhës, por si çdo përvjetor me një peshë ende të jashtëzakonshme sepse janë të freskëta ditët e vështira të një të kaluare që nuk është e largët. Së dyti uroj përsëri edhe sot, kthimin sa më parë në shtëpi të Ramush Haradinajt, pa praninë e tij kjo ditë ka një mungesë dhe nga ana tjetër mungesa e tij është edhe një ftesë në këtë ditë për një reflektim për të gjithë, se sa shumë akoma është për t’u bërë, në funksion të raportit jo tonit jo të Kosovës por të gjithë tjerëve me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, 17 Shkurti, duhet të konsiderohet si ditë e bekuar për shqiptarët serbët dhe gjithë të tjerët që jetojnë në Kosovës.

Rama: 17 Shkurti, ditë e bekuar

“Duhet të konsiderohet një ditë e bekuar jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë por edhe për serbët dhe të gjithë të tjerët pasi dita ditës Kosova provon se është një shembull rrezatues i bashkëjetesës harmonike mes të ndryshmëve dhe u provon të gjithë tjerëve se kjo është jo vetëm e dëshirueshme por edhe e mundur dhe së fundmi është një kënaqësi gjithmonë e veçantë dhe nuk e them vetëm për formalizëm protokollar apo për fjalën e bukur të rastit që të jem në Prishtinë dhe është nder që të jem sot këtu i ftuar në ceremoninë e ditës më të rëndësishme të Kosovës bashkëkohore ditës së pavarësisë së saj”, tha Rama.

Rama morri pjesë në seancë si i ftuar nderi. 

***

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas seancës solemne për 9 vjetorin e pavarësisë, ka deklaruar se kjo ditë duhet të konsiderohet si ditë e bekuar për shqiptarët serbët dhe gjithë të tjerët që jetojnë në Kosovës, pasi dita e ditës, vendi ynë po tregon se është një shembull rrezatues i bashkëjetesës harmonike në mes të tjerëve dhe po dëshmon se kjo jo vetëm që është e dëshirueshme por edhe e mundur.

Rama ka uruar të gjithë qytetarëve përvjetorin e pavarësisë, duke thënë se është një përvjetor me një peshë të jashtëzakonshme pasi ende janë të freskëta kujtimet e së kaluarës. Ai ka uruar kthimin sa më parë në shtëpi të Ramush Haradinajt, duke thënë se pa praninë e tij, kjo ditë ka një mungesë.

“Kjo mungesë e tij është reflektim për të gjithë se sa shumë duhet për t’u bërë në funksion jo të Kosovës por të gjithë të tjerëve me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.

Edi Rama në konferencë për media

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi morri pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e shënimit të 9 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, deklarohet para mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat