Norbert Mappes-Niediek: Europa është zonë konfliktuale, Ballkani është fitili, situata si në 1914

Aktuale

Norbert Mappes-Niediek: Europa është zonë konfliktuale, Ballkani është fitili, situata si në 1914

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 16 shkurt 2017 Në ora: 19:07
ilustrim

Perspektiva europiane ndikonte në zhvillimin demokratik të vendeve të Ballkanit perëndimor. Pa këtë gjendja në Europë mund të ishte shkatërrimtare, paralajmëron Norbert Mappes-Niediek në një intervistë për DW, përcjell botasot.info.

Në javët e fundit është ngritur zëri mes shteteve të Ballkanit perëndimor (Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Malin e Zi, Bosnjë, Kroaci). Kjo të shton dyshimin se rajoni përsëri është bërë disi më shumë jo-stabil. Duhet Europa të shqetësohet për Ballkanin perëndimor?

Norbert Mappes-Niediek: Po, unë besoj se duhet. Retorika e tillë mbi të gjitha vjen për tu paraqitur politikanët e atjeshëm si mbrojtës të votuesve të tyre. Kur flitet ashpër dhe me urrejtje për fqinjin, duket mirë. Flitet me ndjenjën e kërcënimit dhe në të njëjtën kohë për mbrojtje. Akoma situata nuk është e rrezikshme, por dinamika mund të ndryshojë. Kjo është e mundur  - por rreziku është prezent. Sa më e dobët BE dhe sa më i dobët ndikimi i saj, aq më shumë zhvillohet rreziku. Unë nuk besoj se rajoni mund të orientohet drejt Moskës osë Turqisë, megjithatë do forcohet pozitat e tyre.

Çfarë roli dhe ndikimi ka BE në rajon?

Në 20-25 vitet e fundit BE ka qenë alternativa e vetme e shteteve të vogla. Perspektiva “Ne kërkojmë anëtarësim në BE,”  ka luajtur një rol të madh. Kjo filloi nga 1991 me pavarësinë e Sllovenisë. Atëkohë ministri i jashtëm Dimirtije Rupel tha se shpërbërja e Jugosllavisë dhe bashkimi i Europës janë dy anët e së njëjtës medalje. Sllovenia atëherë nuk dëshironte të jetë ishull i izoluar i një oqeani, por pjesë e BE. Kjo vlen akoma për kombet tjera të vogla. Thuajse nuk ekziston ndonjë koncept tjetër sesi mund të mbijetonin këto shtete të vogla në botën e globalizmit pa anëtarësimin në BE. Banorët besojnë në BE, urojnë anëtarësimin në BE, mbi të gjitha edhe për shkak se nuk u besojnë elitave të tyre. Por atëherë erdhi deklarata e shefit te KE,  Jean-Claude Juncker (2014) i cili mbylli dyert e BE për pesë vitet e ardhshme. Banorët kërkojnë një risigurim, kështu më tha njëri në Maqedoni, që është orientuar drejt Beogradit. Vendi udhëhiqet nga grupet e interesit, ngjashëm si në Beograd. Nëse udhëheqësit bëhen më autoritarë, atëherë një ditë mund të vije deri te ideja e arrestimit të gjithë figurave opozitare. Këtë mund ta pengojë perspektiva europiane e këtyre vendeve.

Image

Për BE ndryshe flitet në Beograd, Prishtinë ose Sarajevë dhe ndryshe flitet në Berlin, Paris ose Bruksel. A e kanë të njëjtin koncept për unionin?

Në të gjitha vendet ka perspektiva të ndryshme. Kjo nuk vlen vetëm për perëndimin dhe Europën juglindore. Ka modele të caktuara, që janë ngulitur në kokat e njerëzve. Modeli britanik ishte një zonë e lirë ekonomike, si një “Art Commonwealth”. Në Gjermani ishte një model i federatave të Bundesstaat, ndërsa në Austri para syve kanë një art të “K und K Monarchie” (Perandori dhe mbret sipas konceptit të Austro-Hungarisë). Paralelet janë thelluar gjithmonë e më shumë.

Edhe tani, BE është në krizë, duke rikujtuar krizën e Jugosllavisë. Shumë mirë e ka paralajmëruar ekonomisti slloven, Joze Mencinger. Ai ka thënë: BE ka rënë në sindromin e Jugosllavisë. Pra ka një ekonomi të përbashkët por kombe, identitete dhe politikanë të ndryshëm. Rezultati: secili komb mendon se është i anashkaluar nga të tjerët. Njëlloj si me popujt jugosllavë, ku kroatët dhe sllovenët mendonin se paguanin për maqedonasit, shqiptarët dhe boshnjakët edhe sot në BE mendojnë se gjermanët paguajnë borxhet e Greqisë. Ndryshe mendonin maqedonasit, shqiptarët dhe boshnjakët se nën mundin e tyre zhvillohen sllovenët dhe kroatët, ndërsa ata bëhen gjithmonë e më të varfër. Paralelet janë të ngjashme.

Shikoni ju ngritjen e ndikimit rus në Ballkan, duke zëvendësuar rolin e BE?

Unë nuk besoj se këto vende tani mund të orientohen drejt Rusisë. Moska nuk ka çfarë të ofrojë përveç energjisë. RUsia nuk mund të luajë rolin e BE në Ballkan. Këtë të gjithë e dinë. Por rusët mund të shfrytëzojnë vakumet për të vështirësuar situatën.

A mbetet Ballkani një zonë konfliktuale, ashtu si më parë?

Ballkani në fakt nuk është zonë konfliktuale, por është Europa. Ballkani është fitili. Të rrezikshme janë luftërat. Ata nuk mund të izolohen. Dhe në këto momente në botë janë bërë aq jo-stabile sa nuk mund të orientohen. Kjo mund të fusë palët konfliktuale në Ballkan, për të kërkuar aleanca diku tjetër. Kjo është si një situatë e 1914. Kjo është ajo që më shumë duhet ti frikësohemi./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat