Haradinaj: Nuk mundet askush me luajt me Kosovën në Ballkan

Aktuale

Haradinaj: Nuk mundet askush me luajt me Kosovën në Ballkan

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 20:25
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është koha me luajt me shqiptarët askush në regjion, ndërsa theksoi se nuk e njeh dhe nuk e respekton juridiksionin e Serbisë.

“Edhe unë sot jam diasporë. Është një gjendje e çuditshme se për çka jam ndal unë, është keqpërdorim i një mundësie që Serbia është anëtare e Interpolit dhe jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me këtë shtyrje”, ka thënë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në një intervistë për transmetuesin publik.

Ai ka thënë se e ka mbajt qëndrimin që është e drejta e tij, e drejta e Kosovës dhe nuk e njeh dhe nuk e respekton juridiksionin e Serbisë. “Për ata që më akuzojnë janë vet kryes të krimeve. Ministri i Jashtëm i Serbisë, është vet ndihmës i Millosheviçit”, thotë Haradinaj dhe shton se është besnik i bindjeve të tij dhe i të drejtës së tij dhe të drejtës shqiptare.

Ndërsa në lidhje me shtyrjen e vendimit nga Gjykata franceze, thotë se me këtë është tepruar dhe nuk duhet me menduar se munden me luajt me dikush me shqiptarët, “nuk janë shqiptarët me luajt askush në regjion”, tha Haradinaj dhe shtoi se nuk mundet askush me luajt me Kosovën në Ballkan, pasi ka aleatët, si Amerika, Gjermania e shumë shtete tjera evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat