Behgjet Pacolli rikthehet në presidencë

Aktuale

Behgjet Pacolli rikthehet në presidencë

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 22:07
Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli, ish presidenti i Kosovës tash kryetar i AKR-së është rikthyer sot pas një kohë të gjatë në presidencë.

Pacolli e ka shoqëruar sot gjatë gjithë kohës Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, i cili ka marrë pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës kushtuar nëntë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Pacolli i cili vetëm pak ditë pasi ishte zgjedhur president, u detyruar të largohet për shkak të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, kishte luftuar shumë politikisht që të ishte president i vendit me mandat të plotë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat