“Urime Pavarësia e shtetit që do bëhet sipas ideve e sakrificave të Ibrahim Rugovës e Adem Jasharit”

Aktuale

“Urime Pavarësia e shtetit që do bëhet sipas ideve e sakrificave të Ibrahim Rugovës e Adem Jasharit”

Nga: B.S Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 22:55
Drejtori i Rockefeller Brothers Fund, Haki Abazi

Drejtori i Rockefeller Brothers Fund, Haki Abazi, ka uruar 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që thotë për shtetin që po bëhet sipas ideve dhe sakrificës së Ibrahim Rugovës e Adem Jasharit, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai poashtu thotë se duhet të lirohen të burgosur, për t’u lëshuar radhën atyre që janë pjesë e krimit.

Postimi i plotë:

Urime Pavaresia e Shtetit qe do te behet sipas ideve, idealeve dhe sakrifices te Ibrahim Rugoves dhe Adem Jasharit.

Ju deshiroj: Liri prej burgut kolektiv, Liri prej krimit dhe korrupcionit, shkollim dhe shendetsi kualitative, punesim pa qene anetare i partise, me pak pesudogazetare e tenderuca, me shume rryme prej KEDS e fatura me te vogla. Mbi te gjitha me shume dinjitet, dashuri e respekt per njeri tjetrin.

Sot do te duhej te liroheshin te gjithe te burgosorit politik. Ka nevoje per vende te lira ne burg per ata qe jane pjese e krimit dhe jo per ata qe jane kercnim per krimin.

#Pershtetinkunderkorrupcionitekrimit/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat