Mustafa: Në Interpol anëtarësohemi këtë vit

Aktuale

Mustafa: Në Interpol anëtarësohemi këtë vit

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 00:40
Isa Mustafa

“Sa i përket Interpolit, nuk kemi rrezik të mos pranohemi, mos pranimi i jonë në Interpol vitin e kaluar nuk ka qenë shkak i Kosovës, kanë qenë disa faktorë tjerë”, tha Mustafa.

Mustafa shtoi se është gjet zgjidhja më e mirë që para se të vendoset, të bëhet një vlerësim i plotësimit të kushteve nga Kosova dhe nga vendet e tjera për tu anëtarësuar në Interpol.

Kryeministri tha se shpreson se këtë vit do të anëtarësohemi në Interpol ndërsa për UNESCO ai tha se situata është mjaftë e ndërlikuar, mirëpo tha se do të bëjnë përpjekje maksimale që të plotësohen kushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat