Nuk dihet kur u vendos data e shpalljes së pavarësisë e as nga kush erdh njohja e parë?!

Aktuale

Nuk dihet kur u vendos data e shpalljes së pavarësisë e as nga kush erdh njohja e parë?!

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 00:52
ilustrim

Ende pa i mbushur një dekadë, detaje të historisë së 17 shkurtit 2008 kanë filluar të jenë të paqarta.

Akterët kryesorë të shpalljes së pavarësisë kanë interpretime të ndryshme, të paktën në dy çështje. Kur u vendos data 17 shkurt si dita e shpalljes dhe cili është shteti që parë që e ka njohur pavarësinë?!

Kosta Rika për një kohë të gjatë është proklamuar si shteti I parë që e ka njohur pavarësinë, por realiteti duket të jetë ndryshe. Është pikërisht Afganistani shteti i parë që ka marrë vendimin për njohje.

Për shkak të identitetit fetar që mund të merrte njohja, institucionet kishin vendosur që këtë të mos e tregonin.

Ministri i parë i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, e ka konfirmuar njohjen e parë.

“Njohja e parë ka ardhur nga Afganistani:, ka thënë ai.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm aktual, Enver Hoxhaj, nuk ka pranuar ta thotë nëse është Afganistani shteti i parë.

“Ka debat për këtë, por unë mendoj se vendet si SHBA, Franca, Britania e Madhe na kanë njohur në pako”, ka thënë Hoxhaj.

Mospajtime ka edhe për kohën se prej cilit moment dihej data e shpalljes, datë që mbahej fshehtë nga publiku. Zëvendëskryeministri i atëhershëm, Hajredin Kuçi, ka thënë se data dihej prej dhjetorit 2007. Asokohe, sipas tij, ai dhe presidenti Fatmir Sejdiu e kryeministri Hashim Thaçi kishin bërë një vizitë në State Departament.

“Aty na thanë që mund ta shpallni me 17 shkurt para ose pas dite”, ka shpjeguar Kuçi.

Por, këtë rrëfim Kuçit nuk e mbështet ish presidenti Sejdiu. Sipas tij data është vendosur dy javë përpara.

Detaje te tjera rreth mënyrës së si është vendosur flamuri apo se kush e ka hartuar deklaratën e pavarësisë mbesin ende të përgjysmuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat