“Votimi i Demarkacionit kur Haradinaj është në Francë, tentim për hedhje të benzinës në flakë në prag të Gjykatës Speciale”

Aktuale

“Votimi i Demarkacionit kur Haradinaj është në Francë, tentim për hedhje të benzinës në flakë në prag të Gjykatës Speciale”

Nga: BOTA SOT Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 09:35
Haki Abazi

Drejtori i Rockefeller Brothers Fund, Haki Abazi, ka reaguar për kërkesën për të votuar Demarkacionin tani kur Ramush Haradinaj gjendet në Francë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Kosova që nga paslufta është peng i Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe klanit të tyre dhe kërkesa për votim të demarkacionit është tentim për të hedhur benzinë në flakë para gjykatës Speciale, shkruan Bota sot.

Postimi i plotë i tij:

Kosova eshte zene peng nga Hashim Thaçi dhe klani i tij! Kerkesa per te votuar Demarkacionin kur Haradinaj eshte ne Paris eshte loje e ndyre dhe tinzare.

Qe nga paslufta, saktesisht thene Kosova eshte zene peng nga Hashim Thaci, Kadri Veseli dhe klani i tyre qe ne faza te ndryshme kane perdorur e kane hudhur si poqaver njerez/ media dhe figura publike te ndryshem ne rrugetimin e tyre per te arrtur ne maje te piramides. Ky rrugetim ka qene me shume deme, shume prej tyre te pariparueshme. Dje lexova qe paska kerkuar qe te votohet demarkacioni per te mos u mbajtur peng vendi. E para eshte shume e turpshme qe te kerkohet te votohet demarkacioni kur ne France eshte i ndaluar e po gjykohet ishkryeminisitri dhe njeriu qe ka udhehqur mobilizimin per te kundershtuar demarkacionin.

Eshte e qarte per ata qe njohin anen komplekse te Kosoves sikur premtimet e Thacit te bera qe nga Rambuje ne liste kane edhe demarkacionin dhe vendosja e televae me xhemba ne Mitrovicen e Kadri Veselit do te kerkojne nje balanc tjeter forcash duke e bere qe 15 vite pasluftes edhe Dukagjini te ballfaqohet me te njeten gje, ndarje dhe perqarje. Ky eshte tentimi per te hedhur benzine ne flake para procesit te gjykates speciale.

Ne vitin 2005 njerezit e afert me Thacin dhe Veselin kane djegur te gjithe flamujt e propozuar nga presidenti Rugova qe ishin vendosur ne hapsirat publike. Perveq qe nuk u arrestuan per djegjen e flamurit ata u dekoruan e u vendosne ne pozita udhehqese nga Thaci dhe Veseli. Sot jane arrestuar tre njerez per heqjn e flamurit te Turqise ne Prizren. 
Thaci se bashku me nje grusht nejrezish te PRONTOs jane okupuesit dhe zaptuesit e pengmarresit e vendit dhe fatit te tij. Demarkacioni nuk eshte pengu perkundrazi si ceshtje zgjidhet shume lehte me autoritetet Malazeze problemi eshte se ne cfare liste te premtimeve ndodhet Demarkacioni dhe deri kur mendohet qe demokracia eshte sport i spektatoreve perderisa vendimarrja eshte mekanizem i diktatures kapilare./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat