Media zvicerane: Ballkani çdoherë ka rënë pre e luftërave kur bie një Fuqi e Madhe, alternativa e BE është Serbia- ose Shqipëria e madhe

Aktuale

Media zvicerane: Ballkani çdoherë ka rënë pre e luftërave kur bie një Fuqi e Madhe, alternativa e BE është Serbia- ose Shqipëria e madhe

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 18 shkurt 2017 Në ora: 12:50
Luftërat ballkanike të 1912-13 kanë kontribuar në imazhin e rajonit si një "fuçi baruti"

Duheshte pak punë. Serbët dërguan në janar një tren propagandues me mbishkrimin “Kosova është Serbi” drejt Mitrovicës dhe më pas dolën njësitë speciale të shtetit fqinj për ta parandaluar në kufirin mes dy vendeve. Mediat europiane filluan të flasin për Ballkanin si një “Fuqi Baruti”. Diçka me rëndësi nuk ndodhi në vijim, pasi kryeministri serb Aleksander Vucic urdhëroi kthimin e trenit nga Rashka drejt Beogradit. Misioni i tij përfundoi suksesshëm: Më këtë akt aktrimi filloi fushata parazgjedhore në Serbi, shkruan “NZZ”.

Me fuqizimin e Brexit dhe partive populliste në Austri, Francë dhe Hollandë sot është bërë Ballkani territori më i llogaritshëm politik i Europës. Mes tjerash edhe më i sigurti: Statistikat tregojnë se rreziku për viktima nga sulmet terroriste në Ballkanin perëndimor janë shumë më të ulta sesa në Europën perëndimore. Pra stabiliteti nuk mund të jetë proporcionalisht me respektimin e shtetit ligjor, demokracisë dhe kushtet e mira ekonomike.

Shtetet e Ballkanit perëndimor (Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia) kanë zhvilluar një “demokraci të artikuluar”, ku me votat e popullit legjitimohet udhëheqësi me partinë e tij që marrin institucionet shtetërore dhe zgjerojnë sistemin e tyre të patronazhit.  Politika e tyre e brendshme dallon nga ajo e jashtme.

Stabiliteti ekonomik

Aleksandar Vucic është nga ata politikanë që fushatën zgjedhore e projekton sipas humorit dhe disponimit të brendshëm dhe të jashtëm të armiqve. Ai merret me dobësitë e Kosovës dhe në anën tjetër bisedon me Prishtinën. Kundrejt Bosnjës njëherë ofron pajtim më pas urdhra, ndërsa u thotë ministrave të heshtin kur ndjehen të provokuar nga Kroacia. Mbi të gjitha ai hap e mbyll korridorin ballkanik sipas qejfit të Vjenës, Brukselit ose Berlinit.

Ky lloj tipi i sundimit nuk është fenomen i transformimit. Nuk ka të bëjë as me sëmundjen fëmijërore të demokracive të reja, por ka të bëjë më shumë me formën stabile të demokracive liberale. Ai ka marrë shembull Viktor Orbanin e Hungarisë. Reduktimi i varfërisë dhe papunësisë nuk kor sukses dhe vendet e Ballkanit perëndimor akoma qëndrojnë 300 përqind larg mesatares së prodhimit bruto të vendeve të BE. Gjithashtu vendi mbetet i qetë politikisht, pasi të rinjtë të mirarsimuar u vjen më lehtë të emigrojnë nga vendi sesa të përpiqen për të sjellë ndryshimet në vendet e tyre, shkruan Bota sot.

Por dobësimi dhe ulja e entuziazmit të BE rreth zgjerimit mund të tensionojë dhe të sjellë konflikte të reja mbi Ballkanin. Shpesh Berlin, Vjena dhe Budapeshti flasin diametralisht ndryshe kur bëhet fjalë për kërkesat e Ballkanit perëndimor. Gjermania dhe Hungaria gjithashtu kanë politika të ndryshme sa i takon politikës së emigrantëve, por edhe ndikimit të George Soros. Në Berlin Sorosi shikohet akoma si mbështetësi i shoqërisë civile, ndërsa në Shkup, Beograd dhe Budapesht shoqatat e financuara prej tij janë marrë nën kandarin e disa politikanëve dhe paraqiten si organizata subversive.

Dhe çdoherë në fund shfaqet një «great game» mbi Ballkanin - Rusia. Kremlini mundohet të evitojë integrimin e Malit të Zi në NATO. Gjithashtu Turqia e eksporton konfliktin Erdogan-Gylen drejt Bosnjës, Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, për të mbyllur shkollat e imamit, megjithatë ai ka fituar simpatinë e elitave lokale.

Së fundi vjen panjohuria rreth mundësisë së ndryshimit të politikave amerikane nga administrata Trump. Shqiptarët frikësohen pasi mbrojtja amerikane mund të tërhiqet dhe disa serbë shpresojnë se vjen ora, që treni i tyre propagandues sëpaku të mund të udhëtojë deri në Mitrovicë, përcjell botasot.info.

Shembujt tregojnë: Se Ballkani është Fuqi Baruti kjo nuk është diçka e re dhe ajo rrezikohet të kthehet e tillë kur prishet një Fuqi e Madhe. Kështu ndodhën Luftërat Ballkanike (1912-1913) kur Perandoria Osmane ishte drejt shpërbërjes, ku në 1914 shpërtheu lufta mes austriakëve dhe serbëve. Ngjashëm ndodhi edhe në vitet 90-të me shpërbërjen e Jugosllavisë - atëherë ra Muri i Berlinit dhe gjithashtu u shpall humbja e bllokut lindor (Bashkimit Sovjetik) dhe fitorja e Bllokut perëndimor. Jugosllavia kishte humbur rolin e udhëheqësisë së bllokut të painkuadruarve dhe nuk ishte atraktive më në Brukselin me idenë e saj socialiste.

Turbulencat gjeopolitike

humë shtete pasuese, Bosnja, Maqedonia dhe Kosova janë shtete të dobta multi-etnike. Atyre u mungon legjitimiteti te një pjesë e madhe e qytetarëve. Perspektiva e një anëtarësimi në BE dhe fitimi i kushteve më të mira ekonomike mund të kompensonte hë për hë deficitin. Nuk do ketë më zgjerim të BE, atëherë Shqipëria e madhe ose Serbia e madhe do bëhen më atraktive se çjanë tani. Ky manifestim i politikës etno-kultutore ndryshe do quheshte si “tipike ballkanike”.

Rreziku më i madh nga jashtë ishte parashikuar mjaft realisht nga grupi komik Nadrealisti (surealistët)  prej 1990, përpara luftës. Në një skeç ata tregonin, sesi europianët pas shpërbërjes shtëpitë do binin duke shkatërruar njëra-tjetrën. Jugosllavët në fund ndërtojnë një mur për t’u ruajtur –muri kishte përqëllim të parandalojë këtë “çmenduri” europiane për të depërtuar në vendet e tyre./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat