Haradinaj: Në mbështetje të një të drejte që nuk tjetërsohet!

Aktuale

Haradinaj: Në mbështetje të një të drejte që nuk tjetërsohet!

Nga: A.M. Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 18:05
Ramush Haradinaj gjate gjykimit ne Gjykate te Frances

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar mbështetësit e tij të cilët kanë udhëtuar vetëm për të mbështetur në Colmari të Francës.

Gjithashtu, Haradinaj ka shkruar në Facebook se kështu të vendosur ishim edhe për lirinë e Kosovës, e kështu të vendosur do të jemi edhe në ndërtimin e paqes së saj!

“Të nderuar bashkëkombas nga Diaspora,

E dëgjova zërin tuaj nga Colmari i Francës, në mbështetje të një të drejte që nuk tjetërsohet!

E di që keni udhëtuar edhe me mijëra kilometra, por vetëm ata që janë të vendosur, arrinë atje ku janë nisur.

Kështu të vendosur ishim edhe për lirinë e Kosovës, e kështu të vendosur do të jemi edhe në ndërtimin e paqes së saj!

Rruga e nisur për në familjen e madhe evropiane, për çka edhe ju po jepni një kontribut të madh, nuk mund të ndalet më!

Do të jemi bashkë në rrugëtimin tonë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat