Çfarë i thanë Uk Lushit ushtarakët amerikanë për Ramush Haradinajn?

Aktuale

Çfarë i thanë Uk Lushit ushtarakët amerikanë për Ramush Haradinajn?

Nga: B.S Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 18:22
Uk Lushi

Ish-luftëtari i brigadës së lavdishme shqiptaro amerikane “Atlantiku” në Amerikë Uk Lushi, ka komentuar lidhur me ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili po vazhdon të qëndrojë në Farncë për shkak të procesit gjyqësor ndaj tij në bazë të kërkesës së Serbisë.

Lushi, në një postim në Facebook, ka thënë se 11 vjet më parë, një ndër ushtarakët amerikan i kishte folur fjalë miradije e lavdi për Haradinajn, shkruan Bota sot.

Ai tutje ka shkruar se drejtësia franceze duhet të veprojë shpejt dhe të lirojë Ramush Haradinajn.

Më poshtë postimi I tij:

Shqiptarë nga krejt Evropa protestojnë për Ramush Haradinajn në Colmar (FOTO) “Ramush Haradinaj si luftëtar renditet në majën e ligës së ushtarëve legjendarë të të gjitha luftërave në histori. Me aq pak ushtarë, me aq pak armatim dhe me aq shumë goditje të suksesshme kundër forcave armike, Haradinaj ishte ushtar që do të ishim të lumtur ta kishim në ushtrinë amerikane.

Këto janë fjalët e një ushtaraku amerikan që m’i ka thënë para 11 vitesh. Sot Ramush Haradinajt, pas filtrimit dy herë në nivelin më të naltë të jurisprudencës botërore lidhur me legalitetin e luftës së tij si komandant fitimtar, po i shkelen të drejtat njerëzore duke u tentuar të trajtohet si bursë e tregtimit të politikanëve të caktuar në Prishtinë dhe togave proserbe në kuluaret e diplomacisë franceze.

Drejtësia franceze duhet të veprojë shpejt dhe drejt. Ramush Haradinaj është duke u mbajtur për arsye politike dhe vazhdimi i shkeljes së të drejtës së tij të verifikuar dy herë nga Tribunali i Hagës është krim juridik dhe politik. Politikanë të caktuar në Prishtinë dhe Paris duhet të ndalin lojën e fëlliqur politike dhe Ramush Haradinaj duhet të jetë njeri i lirë menjëherë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat