Ramush Haradinaj paralajmëron lirimin e tij, ja kush dëshiron që ta presë në aeroport

Aktuale

Ramush Haradinaj paralajmëron lirimin e tij, ja kush dëshiron që ta presë në aeroport

Nga: Bota sot Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 18:12
Ramush Haradinaj në Gjykatë

Ramush Haradinaj, në një intervistë me Adi Krastën për Top Channel, të transmetuar sot pasdite, ka përjashtuat çdo mundësi që vendimi i Francës të mos jetë i favorshëm për të. 

Ai tha poashtu se këtë herë nuk ka nevojë për pritje shtetërore. Mjafton ta presin famija dhe qytetarët, ka thënë Haradinaj, shkruan "Bota sot".

"Skenari më i keq në rastin tim ka ndodhur. Dëmi është shkaktuar sepse jam ndaluar pa asnjë arsye e në bazë të fletarresteve pa asnjë fuqi juridike të Serbisë. Më shumë se kaq nuk mund të ndodhë. Unë do t'i kthehem Kosovës shpejt, sepse jam në të drejt?n time. Unë kam zbatuar ligjet edhe të vendit tim edhe ato ndërkombëtare, dhe skam borxh ndaj Serbisë. Udhëheqësit e shtetit të Kosovës, për fat të keq, nuk e kanë forcuar Kosovën, por më shumë e kanë harxhur atë. Kur të kthehem nuk dua pritje shtetërore. Kjo është e panevojshme. Mjafton të më presina Anita me fëmije dhe qytetarët e vendit tim"!", ka thënë Ramush Haradinaj.

Image
Ramush Haradinaj, në një intervistë me Adi Krastën
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat