Hoxha: Fuqizimi i sundimit të ligjit përshpejton procesin euro-integrues

Aktuale

Hoxha: Fuqizimi i sundimit të ligjit përshpejton procesin euro-integrues

Nga: Bota sot Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 11:30
Pamje nga Samiti i kryetarëve të Komisioneve për Politikë të Jashtme të vendeve të Evropës jug-lindore

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha sot ka marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të Komisioneve për Politikë të Jashtme të vendeve të Evropës jug-lindore, në të cilin u diskutua për “Perspektivat e zgjerimit të BE-së, hapja e dyerve për vendet e Ballkanit”, njofton kumtesa ministrore.

Gjatë këtij Samiti, në fjalën e rastit, Hoxha theksoi se Ballkani sot më shumë se kurrë, ka nevojë për fqinjësi të mirë, integrim dhe promovim të vlerave të përbashkëta, të bashkuar me diversitet. Ministria e Drejtësisë, është ndër institucionet kryesore që u prin aktiviteteve në agjendën euro-integruese të Republikës së Kosovës në sektorin e sundimit të ligjit duke përqafuar vlerat e kësaj agjende si pasuri për neve dhe gjeneratat që do të vijnë, shtoi ajo.

“Fuqizimi i sektorit të sundimit të ligjit dhe garantimi i një sistemi të pavarur dhe funksional i sistemit të drejtësisë, i cili garanton standardet më të larta të të drejtave të njeriut, është njëra prej obligimeve kryesore që rrjedh nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, e nënshkruar mes Kosovës dhe BE-së dhe e hyrë në fuqi në prill të vitit të kaluar. Këto obligime të MSA-së janë prioritete kryesore dhe njëkohësisht sfidat e Ministrisë që unë drejtoj”, theksoi Hoxha dhe e cila shtoi se fuqizimi i sundimit të ligjit, përshpejton procesin euro-integrues të Kosovës./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat