Zëdhënësi i Qeverisë: Ja çfarë pritet t'i ndodhë vendit nëse nuk ratifikohet Demarkacioni

Aktuale

Zëdhënësi i Qeverisë: Ja çfarë pritet t'i ndodhë vendit nëse nuk ratifikohet Demarkacioni

Nga: Bota sot Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 11:51
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Faton Abdullahu

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Faton Abdullahu, ka thënë se mos ratifikimi i demarkacionit është i dëmshëm për interesat nacionale të Kosovës dhe për jetën e qytetarëve.

Adullahu, në një postim në Facebook, ka treguar edhe disa nga efektet negative në rast të mosratifikimit të demarkacionit, duke nisur nga mos liberalizimi i vizave, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

 “Të këqijat e mos ratifikimit të demarkacionit

Mos ratifikimi i demarkacionit është i dëmshëm për interesat nacionale të Kosovës dhe për kualitetin e jetës së qytetarëve të saj, për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për interesat evro-atlantike edhe të partnerëve tanë strategjik. Më poshtë po sjell disa nga efektet negative të drejtpërdrejta dhe të tërthorta në rast se demarkacioni nuk ratifikohet.

1) Mos liberalizimi i vizave për qytetarët.

2) Pamundësia e shfrytëzimit të avantazheve të qarkullimit të bizneseve Kosovë – BE.

3) Reduktimi i qarkullimit të vlerave dhe të arriturave kulturore, arsimore, etj, Kosovë – BE dhe jo vetëm (sidomos për të rinjtë dhe studentët).

4) De-kurajimi i investitorëve potencial.

5) Ngecje në reformat integruese evropiane.

6) Stagnim i procesit të shtetndërtimit.

7) Efekti dekurajues për njohjet e reja te shtetet që nuk na kanë njohur

8) Inkurajimi për vazhdimin dhe forcimin e pushtetit paralel sidomos në Veri të vendit.

9) Arsye shtesë për Serbinë që mos ti ndal provokimet.

10) Komplikim dhe prolongim i ratifikimit të vijës kufitare me Serbinë.

11) Shtesë arsyetim tek ata që mundohen të dëshmojnë se Kosova nuk mund të jetë shtet funksional.

12) Prishja e marrëdhënieve me Malin e Zi.

13) Rritja e mundësisë për Rusinë të involvohet në Mal të Zi.

14) Rritja e mundësisë për Rusinë të involvohet në Ballkan.

15) Ngecje e proceseve të shtrirjes së forcimit të koncepteve evro-atlantike në rajon.

16) Vështirësimi i procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

17) Forcimi i opozitës pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi.

18) Inkurajim i majtizmit delikuent anti-globalist në Kosovë.

19) Inkurajimi i rrymave politike dhe kulturore antiamerikane në Kosovë” ./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat