Çun Lajçi ballafaqohet sy me sy me Thaçin: I thashë, unë për atdheun ha m...

Aktuale

Çun Lajçi ballafaqohet sy me sy me Thaçin: I thashë, unë për atdheun ha m...

Nga: A.M. Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 14:54
Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi

Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi është takua sot rastësisht me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin me të cilin është ballafaquar për demarkacionin me Malin e Zi.

Lajçi ka postuar një foto me Thaçin dhe me deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ku ka shkruar se kanë biseduar edhe për arrestimin e ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

“O Njerëz. Mos me tregoni kush asht Hashimi, se nuk keni shkrue ju për t'zezat e tij sa unë. Por nëse e ke për atdheun, nuk duhesh me gjujt gurin e me mëshef dorën- por me ia thanë t'vertetën n'sy.

Ju nuk e besoni, por unë qëllova rastësisht aty.

Unë me Çakorrin Ai me Presidencën

Dhe u takuem pas shumë letrash e kritikash në rrjetet sociale. Ai Brojë unë Drelaj. Drenicë e Rugovë dhe shqiptarqe u përshendetem e folem. Me shaj tha për Çakorrin. I thashë, unë për atdheun ha m... por si njeri e shqiptar të rrespektoj - edhe si President, por Çakorri asht i yni dhe nuk falet. Mos i beso Isës as lakmiçarve i thashë, se toka nuk shitet. Në asnji shekull i Malit ZI s'ka qenë.

Pastaj folem pêr Ramushin dhe për letrat " e randa " që i adresova në emnin e tij e të Isës.

Vazhdo e shkruej me tha, se unë i besova komisionit dhe e nënshkrova.

Gabim bane i thashë.

Dhe bamë fotografi e kafën e pagoi Ramushi n' Francë.

P.S

Unë mbetem Çakorr, Ai President”, ka shkruar Çun Lajçi në Facebook./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat