Përfaqësuesi i FShMN-së braktis komisionin për matjen e territorit

Aktuale

Përfaqësuesi i FShMN-së braktis komisionin për matjen e territorit

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, ka mbajtur sot takimin e radhës, në të cilin debatoi dhe bëri përgatitjet e fundit për prezantimin e Draft-raportit para se t’i prezantojë publikisht gjithë dokumentacionin dhe rezultatet profesionale, shkencore dhe menaxheriale që lidhen me madhësinë territoriale të Kosovës.

Sipas këtij komisioni, prezantimi publik i të gjitha të dhënave, materialeve dhe gjetjeve do të bëhet nëser, në ora 10:00, në mjediset e Qeverisë, ndërkaq diskutimi publik do të zgjasë nga 21 - 24 shkurt, nga ora 10:00 -15:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Gjithashtu, njoftojmë opinionin publik se përfaqësuesi i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore e braktisi në mënyrë demonstrative takimin vetëm pak minuta pas fillimit të tij ende pa filluar prezantimi profesional i Draft-raportit dhe me këtë rast, e deklaroi dorëheqjen e tij nga ky Komision.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat