Hoxhaj në Kroaci, konfirmohet partnerieti mes dy vendeve

Aktuale

Hoxhaj në Kroaci, konfirmohet partnerieti mes dy vendeve

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 17:51
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj me Presidenten Kolinda Grabar-Kitarovic?

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron për një vizitë dy ditore në Kroaci ku është pritur me nderimet më të larta shtetërore.

Hoxhaj ka takuar krerët më të lartë institucional të Kroacisë, si Presidenten Kolinda Grabar-Kitarovic?, Kryeministrin Andrej Plenkovic dhe ministrin e Jashtëm, Davor Ivo Stier.

Në takimet e ndara, Hoxhaj ka ngritur nevojën për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera politike dhe hapjen e një kapitulli të ri të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, të tregtisë, të sigurisë, integrimet euroatlantike dhe sektorë të tjerë me specifik për të cilat Kosova ka shumë nevojë të përfitoj nga Kroacia.

Hoxhaj me ministrin e Jashtëm Stier, janë pajtuar për konsultime të rregullta dhe koordinim jo vetëm për çështje bilaterale por edhe rajonale pasi Kroacia është edhe një partner rajonal i rëndësishëm për Kosovën.

“Kroacia është një partner  i rëndësishëm bilateral për Kosovën dhe me kolegët e mijë në Zagreb kam folur për një thellim të marrëdhënieve tona politike dhe të bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit në të ardhmen të një forumi të përbashkët  të investimeve dhe tregtisë në Prishtinë. Po ashtu, Kroacia është edhe një partner rajonal që shtrihet në Evropën Juglindore dhe temat e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë kanë qenë temë e shkëmbimeve tona”, ka thënë Hoxhaj.

Ministrat Hoxhaj dhe Stier kanë mbajtur edhe një konferencë për shtyp ku kanë folur edhe për rajonin dhe situatën e fundit të krijuar pas provokimeve të Serbisë.

Hoxhaj ka thënë se Kosova mbështetet edhe në Kroacinë për të luajtur së bashku një rol që i kundërvihet sjelljes agresive të Serbisë dhe i pamundësojnë rikthimin e skemave të vjetra të dominimit serb në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat