Përplasja e Enver Hoxhajt me ambasadorin rus

Aktuale

Përplasja e Enver Hoxhajt me ambasadorin rus

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 18:51
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara,Vitaly Churkin ka vdekur në moshën 64 vjeçare.

Churkin njihej për qëndrimet e ashpra anti-kosovare. Madje, ainë vitin 2013-të në selinë e Kombeve të Bashkuara, në New York kishte zbrazur mllefin ndaj Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kur Hoxhaj po i adresohej mediave, Churkin kishte ndërhyrë.

“Nuk ke të drejtë të jesh aty dhe të flasësh pa prezencën e UNMIK-ut”, kishte thënë ai.

“Nuk mendoj kështu”, ishte përgjigjur Hoxhaj që pasi kishte përfunduar adresimin e tij, ishte nisur drejt Churkinit dhe i kishte zgjatur dorën.

Churkin më pas kishte thënë për gazetarët kosovarë se ishte thjesht një këshillë miqësore.

Videon e plotë mund ta shihni më poshtë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat