Ja çfarë diskutuan Kadri Veseli e Ilir Meta në Tiranë

Aktuale

Ja çfarë diskutuan Kadri Veseli e Ilir Meta në Tiranë

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 20:19
Kadri Veseli dhe Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar sot vizitën zyrtare në Shqipëri, me pritjen që i rezervoi homologu i tij, Ilir Meta.

Në këtë takim të ngrohtë e miqësor, të dy kryeparlamentarët biseduan për raportet e shkëlqyera që të dy vendet tashmë kanë shtrirë pothuajse në çdo sferë, ndërsa theksuan interesimin për të intensifikuar dhe thelluar më tej ato.

Kryeparlamentari Veseli tha se vizita e tij në Shqipëri, menjëherë pas përvjetorit të nëntë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka simbolikën e saj të falënderimit për mbështetjen e madhe të Shqipërisë ndaj shtetit të Kosovës.

Veseli tha se Kosova dhe Shqipëria kanë perspektivë dhe synime të qarta euro-atlantike.

“Kosova mund të përfitojë përvoja të mira nga rrugëtimi i Shqipërisë në këtë proces”, theksoi kryetari Veseli.

Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se Kosova duhet të kryej obligimet e saj ndërkombëtare, ndërsa të gjithë përfaqësuesit politikë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, theksoi se marrëdhëniet midis Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, tashmë kanë hyrë në një nivel të ri bashkëpunimi.

Ai shprehu edhe njëherë mbështetjen e parezerve të shtetit shqiptar për Kosovën në të gjitha rrafshet, ndërsa, në mënyrë të vecantë, në procesin e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare dhe zgjerimin e njohjes ndërkombëtare të pavarësisë.

Meta theksoi mbështetjen e plotë për realizimin e Marrëveshjes së demarkacionit midis Kosovëss e Malit të Zi, proces ky, i cili sipas kreu të Kuvendit të Shqipërisë, do të zhbllokonte procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do t’i jepte hov të ri procesit të integrimit evropian të saj.

Meta vlerësoi lart maturinë e institucioneve të Kosovës karshi provokimeve të fundit të Serbisë, ndërsa së bashku me kryetarin Veseli, shprehën edhe njëherë keqardhjen për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat