Dy kushtet e vështira për Kosovën sipas Zekës, ja si mund të kaloi demarkacioni

Aktuale

Dy kushtet e vështira për Kosovën sipas Zekës, ja si mund të kaloi demarkacioni

Nga: P.R Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 20:57
Milaim Zeka

Milaim Zeka, përmes një postimi në facebook ka komentuar çështjen e demarkacionin dhe liberalizimin e vizave, ku Kosovës tashmë siç dihet i janë vendosur dy kushte, demarkacioni me Malin e Zi dhe luftimi i korrupsionit.

Sipas Zekës, demarkacioni mund të kaloi shumë lehtë, ndërsa më problem do të jetë luftimi i korrupsionit.

“Brukseli, duke e konsideruar shtetin tone si teper problematik, si dhe duke i pare politikanet tone si njerez teper te pabese, qe tri here ne dite i nderrojne fjalet dhe qendrimet, i vuri Kosoves dy kushte: Demarkacionin, dhe luften kunder korrupcionin. E para, edhe munde te kaloje fare lehte, vetem duhet nje shtrengim nderkombetar, ndersa e dyta, eshte e pamundur. Si munde ta luftojne korrupcionin keta politikan, pozite dhe opozite, te cilet qe 17 vite, vetem kane vjedhe, vetem jane pasuruar pa asnje dite pune. Keta qe e kane bere privatizimin e pasurise publike, sikur me qene nje tepsi me pite. E kane nda, bash qysh kane deshte vet...”, ka shkruar Zeka, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat