Abrashi: Agjencioni për Promovimin e Investimeve të jetë në zyrën e Kryeministrit

Aktuale

Abrashi: Agjencioni për Promovimin e Investimeve të jetë në zyrën e Kryeministrit

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 21:22
Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi

Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi ka thënë se Sistemi i Prokurimit është problemi më i madh që ka Kosova.

“Sistemi i Prokurimit nëkupton që operatori që është më i lirë duhet t’i marrë tenderët”.

“Operatori që ka ofertën më të lirë merr edhe tenderët sipas këtij sistemi, por jo çdo herë pasi ai nuk ofron edhe kualitetin më të mirë. Për shkak të kësaj shumë kompani nuk kanë ardhur në Kosovë, pasi kanë vërejtur se nuk mund të participojnë”.

Abrashi si i ftuar në Zona B  ka deklaruar se “Agjencioni për Promovimin e Investimeve duhet të jetë pranë zyrës së Kryeministrit”.

“Zhvendojsa e këtij agjencioni në zyrën e kryeministrit është plani i AAK-së”.

“Ky agjencion duhet të krijojë projekte dhe kjo nënkupton mbedhja e kuadrove profesionale që do t’i ndante projektet e vogla, të mesme dhe të mëdha. Kur ky agjencion i sanon projekte i lejon qasje më të madhe diasporës, të cilët mund të vijnë me ide”.

“Por që ata po investojnë në banesa të cilat mbesin të zbrazta. Kjo zyrë mund t’i ftonte të gjithë investitorët potencial për të investuar në Kosovë”. Abrashi ka thënë se duhet të bëhet riformatimi i këtij agjencioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat