Bajram Gecaj ironizon me Albulena Haxhiun, e quan “kryebrigadiere të kuqe”

Aktuale

Bajram Gecaj ironizon me Albulena Haxhiun, e quan “kryebrigadiere të kuqe”

Nga: A.Zh Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 09:11
Zëvendësministri i Pushtetit Lokal Bajram Gecaj

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal Bajram Gecaj, sot ka ironizuar me deklaratën e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se liberalizimi I vizave mund të bëhet vetëm kur të largohet Qeveria e tanishme.

Në një postim në Facebook, Gecaj e ka quajtur Haxhiun “krye-brigadiere të kuqe të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV)”, përcjell Bota sot.

“E zbërthyer, kjo fjali do të thotë se demarkacioni prandaj edhe liberalizimi i vizave, nuk ka ndonjë problem serioz, por se demarkacionin dhe rrjedhimisht, liberalizimin, duhet ta bëjë pushteti i anarkistëve. Pra, një luftë e (pa) pastër për pushtet dhe asgjë tjetër. Madje, për të mbërri këtë objektiv, këta brigadierë kryeneç dhe me disipline djallëzore kolektiviste, janë kërcënuar prapë me të njëjtat metoda të dhunës”, ka shkruar Gecaj./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat