Komisioni për matjen e territorit ka paraqitur argumentet e tij, sipas të cilit Çakorri dhe Bjelluha janë jashtë territorit të Kosovës.
Zëdhënësi i komisionit Tomor Qela duke prezantuar hartat tha se këto dy vendbanime janë të vendosur jashtë territorit të Kosovës.
"Kufirin e Kosovës e tregon po të njëjtin kufi që e kemi në të gjithë dokumentacionin zyrtar. Territori i Kosoves është ai që është prezantuar nga komisioni shtetëror për matjen e kufijve. Bjelluha i takon hapësirës gjeografike të Malit të Zi", tha Qela.