Mehmeti: Patologu serb le të tregojë për shqiptarët e zhdukur gjatë luftës

Aktuale

Mehmeti: Patologu serb le të tregojë për shqiptarët e zhdukur gjatë luftës

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 11:27
Ilustrim

Latif Mehmeti, kryetar i shoqatës për Persona të Zhdukur “Përkorë”, në Podujevë ka reaguar ndaj deklaratës së Zoran Stankoviq, patolog nga Serbia i cili ka thënë se është i gatshëm që të dëshmojë kundër ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj.

Haradinaj është duke u mbajtur në Francë pasi që më 4 janar është arrestuar nga policia franceze sipas një fletarresti të lëshuar nga Serbia.

Mehmeti në një deklaratë ka thënë se  Zoran Stankoviq  duhet ta thotë të vërtetën edhe në lidhje me viktimat dhe kufomat e mijëra shqiptarëve civili.

“Para se gjykata franceze në Colmar të jep fjalën përfundimtare, u paraqit si dëshmitar vullnetar  mjeku serb,  gjenerali Zoran Stankoviq, i cili ndër  të tjera tha: ‘Është detyra jonë të themi atë që kemi mësuar dhe gjetur gjatë autopsisë’, duke iu referuar autopsisë së trupave të serbëve të vrarë gjatë luftës. Gjenerali- apo mjeku  Stankoviq  me datën 22.02.2002 në Radio Beograd deklaron se ‘Gjatë luftës së viti 1999 në Kosovë, nga shtabi  suprem i Ushtrisë Jugosllave  kamë qenë i angazhuar për pastrimin e ternit dhe mbledhjen e kufomave në Kosovë’. Duke pasur parasysh se mjeku serb paska qenë i angazhuar në mbledhjen e kufomave në Kosovë, ai do të duhej ta thotë krejt të vërtetën edhe sa i përket viktimave dhe kufomave të mijëra civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat serbe”, thuhet në komunikatën e Mehmetit.

Sipas Mehmetit Stankoviq duhet të tregojë për varrezën Batajnica 1 ku janë gjetur të varrosur shumë fëmijë e gra shqiptarë.

Kryetari i shoqatës për persona të zhdukur, tregoi se kryetari i komisionit të Serbisë për të zhdukurit kishte deklaruar se mjeku Stankoviq nuk ka qenë fare i angazhuar në luftën në Kosovë.

Mehmeti e ka cilësuar  Stankoviqin si personin më përgjegjës për çështjen e të zhdukurve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat