Të rinjtë e AAK-së aksion simbolik, “Qeveria e paaftë”

Aktuale

Të rinjtë e AAK-së aksion simbolik, “Qeveria e paaftë”

Nga: BOTA SOT Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 13:30
Protesta e AAK-së

(E plotësuar) - Të rinjtë e AAK-së sot kanë mbajtur një aksion simbolik kundër Qeverisë, para vendit ku po mbahej Samiti i Komisioneve për punë të jashtme të shteteve të Evropës.

Ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me qeverisjen në Kosovë duke thënë se Kosova po udhëhiqet nga njerëz të cilët shikojnë interesat e tyre e jo interesat e vendit.

Diellza Hoti kryetarja e të rinjve të AAK-së vlerësoi punën e shteteve evropiane  duke thënë se Kosova ende ka nevojë për ta, pasi që sipas saj qeverisja e Kosovës është e paaftë të përfaqësojë interesat e qytetarëve.

Hoti gjithashtu kërkoi edhe nga faktori ndërkombëtar  që të marrin masa në përshpejtimin e lirimit të Ramush Haradinajt.

Hoti: Kjo Qeveri i ka sjellë dëme Kosovës

“qëllimi është të sensibilizojmë, ndikojmë në rritjen e vetëdijesimit të faktorit ndërkombëtar  që Kosova nuk është në rrugën e duhur. Kosova udhëhiqet nga njerëz të cilët e kanë prioritet apo e kanë në fokus vetëm interesat e tyre personale dhe nuk e kanë aspak në fokus zhvillim e mëtutjeshëm të këtij vendi. Po aty ne e vlerësojmë ndihmën e pa kursyshme që e kanë jap për shtetet fqinje Evropiane ndër vite ndaj Kosovës, prandaj kërkojmë dhe ju themi që ne ende kemi nevojë për ta për shkak se ne qeverisemi  nga një Qeveri e pa aftë dhe e pa zotë për me i përfaqësu interesat e qytetarëve ashtu si ata e meritojnë. Kjo Qeveri ka bë dëme të mjaftueshme për këtë vend, kanë nënshkruar edhe marrëveshjen e dëmshme siç është demarkacioni  pasojat e së cilës do të jenë të përhershme”, tha Hoti.

Kryetarja e të rinjve kërkoi nga faktori ndërkombëtar  që të marr masa dhe të ndikojë në përshpejtimin e lirimin e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj i cili, sipas Hotit  dihet botërisht se është duke u mbajtur padrejtësisht në Francë.

Ndërsa kryetari i të rinjve të AAK-së në Fushë Kosovë Ismajl Spahiu tha se marrëveshjet që po i bënë Qeveria janë në dëm të shtetit dhe se nuk kontirbuojnë aspak në zhvillimin ekonomik.

Spahiu: Nuk kemi tokë për të falur

 “Gjithashtu bëjmë apel rreth ngritjes së vetëdijes mentale tek qeveria jonë që të bëjnë parandalimin e këtyre lloj marrëveshjeve  të dëmshme për Kosovën, me të vërtet ne nuk kemi tokë për të falur dhe si e tillë kjo nuk do të kontribuon  aspak në zhvillimin  ekonomik, veç se do t’i qasemi një lloj stangimi të gjithmbarshëm të qytetarëve të Kosovës megjithatë e gjitha kjo do të shkon në dëmtimin e Republikës tonë dhe për këtë arsye ne kemi dalë sot”, tha Spahiu.

Kryetarja e të rinjve të AAK-së Hoti gjithashtu tha se do të vazhdojnë të bëjnë aktivitete të tilla pasi që e ardhmja e tyre nuk është e sigurt në duart e këtyre njerëzve  dhe nuk do të ndalen deri sa kërkesat tyre të pranohen dhe të merren parasysh.

AAK proteston për lirimin e Haradinajt

Përfaqësues të AAK-së në krye me deputeten Time Kadriaj janë mbledhur para hotelit Swiss Diamond, ku po mbahej Samiti i Komisioneve për Punë të Jashtme të Parlamenteve të Shteteve të Evropës duke kërkuar lirimin e z. Ramush Haradinaj.

Ata kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme, raporton gazetarja e Bota sot nga tereni.

Në njërën nga mbishkrimet në gjuhën angleze shkruante: “A keni dëgjuar për klanin Pronto?”, “Është i madh, është Qeveria”.

Po ashtu: “Regjim vizash për qeverinë jo për qytetarët”. Ndërsa, brenda po mbahej samiti i Komisioneve për punë të jashtme.

Kjo protestë zgjati rreth një orë, ndërsa u shpërnda e qetë.

Ndryshe, z. Ramush Haradinaj, po mbahet në Francë për shkak të nju fletarrestim të Serbisë. Vendimi për z. Haradinaj, pritet të merret në muajin mars. /BS/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat