Shefi i Grupit Parlamentar të AAk-së, Pal Lekaj ka reaguar pas publikimit të gjetjeve të Komisionit për matjen e territorit sipas të cilave Çakorri dhe Bjelluha nuk janë pjesë territorit të Kosovës
Lekaj ka thënë se Komisioni për matjen e territorit janë kontraktuar për një punë të pistë dhe prandaj e kanë prodhuar një rezultat të pistë
“Komisioni marionetë e Isa Mustafes,
Komisioni per matjen e territorit, prej fillimit ka qene nje marionete e Isa Mustafes, qe per detyre ka pasur legjitimimin e planeve te tij, per sakatosjen e territorit te Kosoves. Ata kane qene argatë të Isa Mustafës dhe e kanë kryer argatllekun e tyre. ?Krejt Kosova e din kete fakt. Kete e dijne edhe anetaret e ketij komisioni, e di edhe Isa Mustafa dhe e dini edhe ju mediat. Ata jane kontraktuar per nje pune te pistë dhe prandaj e kane prodhuar nje rezultat te pistë. ?Kisha dashte te them krejt kjo qofte ne ndergjegjen e tyre, por ata njerez nuk kane as ndergjegje!”, ka shkruar Lekaj në Facebook./BS