Familja Dehari nuk i përgjigjet Ministrisë së Drejtësisë për hetim të pavarur për vdekjen e Astritit

Aktuale

Familja Dehari nuk i përgjigjet Ministrisë së Drejtësisë për hetim të pavarur për vdekjen e Astritit

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 14:51
Astrit Dehari

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka raportuar sot në Komisionin për Integrime, ku ka folur edhe rastin Dehari.

Hoxha ka deklaruar se kanë bërë të gjitha procedurat e mundshme si ministri, teksa po presin një përgjigje nga familja.

“Ne po presim përgjigje nga familja për krijimin e një ekipi hetues ose komision të pavarur për t’u marrë me rastin, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, ka thënë Hoxha.

Astrit Dehari u gjet i vdekur në qelinë e paraburgimit në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat