Bashkëluftëtari i Zahirit akuza ndaj komandant Hoxhës: Trego si je paguar me rrogë nga Hashim Thaçi

Aktuale

Bashkëluftëtari i Zahirit akuza ndaj komandant Hoxhës: Trego si je paguar me rrogë nga Hashim Thaçi

Nga: P.R Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 15:27
Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha

Hasan Zeneli, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit, përmes një postimi në facebook ka hedhur akuza të ashpra ndaj Xhezair Shaqirit, i njohur si komandant Hoxha, të cilin Zeneli e quan komandant dreqi.

“Kur bota rrotullohet rreth komandant dreqit !!! Hogja e din mir se 4 vite nuk i kam shkru dhe nuk i kam repliku. Por ky njeri që nuk është hoxhë por është një dreq sihirbaz i cili hudhë benzin në zjarr. Për çudi, çdo herë kur ndodhin skenare dhe kriza politike në Ilirid, krejt rastet na lidhen me këtë dreq. Ku po e din Xheza se në maqedoni paska një grup prej 80 personave të armatosur, ku e diti se qenkan bash 80-të dhe duheshka të kthehen nga kanë ardhë ku aludon në Kosovën dhe Luginën !!! A nuk është e turpshme kjo deklarat ku komandant dreqi publikisht krijojn huti dhe paralajmëron opinionin se shqiptarët po mobilizohen dhe kërkojn destabilizim në vend. Kur botërisht dihet se ata të cilët kërkojnë trazira janë VMRO e cila nuk donë të pranon humbjet e saja parlamentare”, shkruan Zeneli, përjellë “Bota sot”.

Image
Hasan Zeneli, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit

Më tej Zeneli shkruan se të thirret publikisht në grupe të armatosura, nënkupton se shqiptarët janë çerdhe e terrorizmit në Ilirdë.

“Deklaratat e tilla janë propagandë armiqsore të cilat në mënyrë perfide i shtjellojnë shokët e dreqit tjeter, qe quhet shenasi memuti. Mos harojm rastin e Kumanovës, kur po ky hogjë i mallkum e takon dhe bënë intervistë me njeriun i cili u kishte “ikur” policisë maqedone dhe me vrap kalon në Kosovë ku takon hogjën dhe fillojnë të japin deklarata të përbashkëta. Ky hoxhë e dinë shumv mirë pse nuk mundet të lëvizë lirshëm në Kosovë dhe pse nuk mundet të afrohet pran pompave të benzinit ?!!! UÇK-ja akoma nuk e kanë përfunduar investigimin rreth atentatit të Kom. TELIT ku nga personi më i dyshuar je ti Xhezair Shaqiri Komandant DREQI”, ka shruar Zeneli.

Zeneli duke drejtuar disa pyetje ndaj komandant Hoxhës, i ka bërë thirrje atij tu tregojë njerëzve se është paguar m rrogë nga Hashim Thaçi.

“Jo hogjë jo, mos qit fall dhe mos bëj petulla në uj, se në Iliridë nuk ka grupe të armatosura as per darsma kur merret nusja e lene mo për diçka tjetër. Boll ishte tradhtia e juaj duke i marë në qaf djemt ma tmirë si Begu dhe Mirsadi, duke arestu Kom. Sokolin me shokë. Pastro hoxhë në oborin tënd, kallzo sa pare të Musa Xhaferit ti ka pru hafëz Shabani në Tanushën tane ??? Kallzo kur para 2-3 viteve u kandidove për deputet, si shteti maqedon ta dha vërtetimin që nuk je i përndjekur dhe nuk kishte asnjë lëndë kundër teje, si shkove 2 orë mysafir në MRTV, kur e dijshe se një kat më lart studios janë të vendosur sigurimi shtetror i Maqedonis? Mos manipulo me emrin e Ridvan Nezirit komandant Gjarpnit, sepse ti shumë mirë e dinë se për çka ke qenë i akuzum prej shokëve të luftës !!! Pse nuk ju kallzon njerëzve se je i paguar me rrogë nga Hashim Thaçi si pjesë e sigurimit të tyre dhe punëve të flliqta që janë bërë në Kosovë? O hoxhë dreqi, ka kush i kshyr dhe mbykqyr punët edhe në Iliridë, mos u mer me shpifje dhe boll ke qenë dorë e zgjatun e shkijeve, sidomos Vllado Buqkovskit. Krejt e dinë për ty se je në prehnin e Ali Mutit dhe mos u mundo ta lajsh veten, se sa ma shumë që fol, aq ma shumë të vjen era. shok jemi, po dreq je, ... nderime atdheut”, përfundon Zeneli, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat