Zyrtarë të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s ligjërojnë në Akademi

Aktuale

Zyrtarë të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s ligjërojnë në Akademi

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Akademinë e Kosovës për Siguri Publike do ta vizitojnë sot zyrtarë të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s, të cilët do të mbajnë edhe një seri ligjëratash për çështje të sigurisë me titull, “ NATO dhe e ardhmja e sigurisë Euro-Atlantike”.

Ligjëratat do të mbahen nga Dr. Brooke A. Smith-Windsor, Ph.D., zëvendës udhëheqës i divizionit të hulumtimit në kolegjin e mbrojtjes së NATO-s (KMN), gjeneral lejtnant Giorgio Battisti, komandant i komandës së trajnimit dhe doktrinës të ushtrisë italiane dhe kolonel Giuseppe Morabito, ish-drejtor i fakultetit të lindjes së mesme të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s.

Sipas njoftimit të Akademisë, në AKSP do të jetë i pranishëm edhe Dr. Arian Starova, president i Këshillit Atlantik të Shqipërisë, ish-Ministër i Punëve të Jashtme dhe ish-deputet në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat