I vjen fotografia nga Washingtoni: Kadri Veseli në krah të Donald Trumpit

Aktuale

I vjen fotografia nga Washingtoni: Kadri Veseli në krah të Donald Trumpit

Nga: P.R Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 09:42
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseliu dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se sot ka marrë fotografinë zyrtare nga takimi që ka pasur javë më parë me Donald Trumpi në Washington.

 “Të dashur miq, sapo pranova fotografinë zyrtare nga takimi që pata ditë më parë, në Washington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane dhe ky takim konfirmoi besimin tim dhe tuajin për aleancën e përjetshme në mes të Amerikës dhe Republikës sonë”, ka shkruar Veseli në Facebook, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat