AKP: 150 oferta për shitjen e 29 aseteve

Aktuale

AKP: 150 oferta për shitjen e 29 aseteve

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 10:18
Pamje nga pranimi i ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 29

(E plotësuar) - Agjencia Kosovare ePrivatizimit sot po zhvillon procesin e hapjes së ofertave për shitjen e 29 aseteve të ndërmarrjeve në likuidim.

Në këtë valë të Privatizimit janë 51 njësi nga e gjithë Kosova, për të cilat janë pranuar 150 oferta.

Gjatë procesit të sotëm ka ndodhur një incident me një person të panjohur që ndodhej jashtë sallës ku po mbahet ceremonia e hapjes së ofertave.

Edhe zyrtarë të AKP-së brenda sallës ku mbahej ceremonia, konfirmuan se ka ndodhur një incident i tillë, por që sipas tyre Policia mund të ketë informata lidhur me këtë rast.

Incidenti ka ndodhur derisa një ofertues me zarf në dorë ishte duke ardhur në drejtim të Sallës së Kuqe, një person i panjohur iu ka afruar dhe ia ka gërvishtur zarfin me ofertë. Fjala është për njësinë apo një aset që është në fazën e likuidimin dhe ndodhet në komunën e Deçanit.

AKP fillon pranimin e ofertave për likuidimin 29 (Drejtpërdrejt)

Agjencia Kosovare e Privatizimit do të bëjë pranimin e ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 29.

Ngjarja po zhvillohet në sallën e kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Ndërkohë, në ora 12:30, mbahet ceremonia e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 29.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat