Aksion policor në veri, bastisen disa lokacione në fshatra

Aktuale

Aksion policor në veri, bastisen disa lokacione në fshatra

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 10:21
Policia e Kosovës gjatë një aksioni të mëhershëm

Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Kosovës, të asistuar nga Njësitet e reagimit të shpejtë (NJRSH) në Mitrovicë, ka ndërmarrë sot në orët e hershme të mëngjesit një operacion të gjerë të bastisjeve në kërkim të kafshëve të kontrabanduara nëpër disa fshatra të komunës së Zubin Potokut.

Burimet e kp bëjnë të ditur se në këtë operacion ku kanë marrë pjesë NJRSH-të e të dy stacioneve policore të Mitrovicës, veri dhe jug, janë batisur disa lokacione në fshatin Çabër dhe disa fshatra tjera, por nuk ka të arrestuar, dhe as të konfiskuar ndonjë kafshë që dyshohet të jetë kontrabanduar përmes rrugëve ilegale.

Media ka provuar të kontaktojë përgjegjësit e policisë rreth këtij aksioni, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat