Vujiçiq: Ratifikimi i demarkacionit është testi më i mirë për harmoninë e koalicionit

Aktuale

Vujiçiq: Ratifikimi i demarkacionit është testi më i mirë për harmoninë e koalicionit

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 11:37
Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës Sllobodan Vujiçiq

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës Sllobodan Vujiçiq nëpërmjet një komunikate për media shpreson se deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta votojnë ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

“Pasi që edhe një komision i ekspertëve për matje të territorit ka vërtetuar se Kosova nuk humb territorin e saj dhe derisa në Kuvend ratifikohet marrëveshja për ratifikimin e kufirit, çdo shtyrje e mëtejme  e këtij ratifikimi është papërgjegjësi që shteti dhe qytetarët të shtyhet në izolim dhe terr”, ka thënë Vujiçiq.

 Sipas tij ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion është treguesi më i mirë se sa deputetët e popullit në të vërtetë i mbrojnë interesat e qytetarëve.

“Kjo po ashtu është edhe testi më i mirë për harmonizim të partnerëve të koalicionit që ka shumicën e votave të deputetëve në Parlament me çka ratifikimi nuk varet nga votat e partive opozitare”, ka thënë Vujiçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat